Në Kinë është hapur një kompani e ri e cila është fokusuar në prodhimin e veturave elektrike, e në plan ka edhe “klonimin” e Minit klasik

Car News China ka publikuar “renderët” e veturës kompakte elektrike, që kompania Beijing Estech Technology dëshiron ta prodhojë dhe t’i vë motor elektrik, transmeton Telegrafi.


2 29

Besohet se kjo kompani ka përkrahjen financiare të kompanive IAT Automobile Technology dhe Karlman King.

3 24

Detaje për Minin e klonuar klasik nuk ka përveç disa “renderëve”, ku shihet vetura klasike me drita të rrumbullakëta dhe me mbrojtës të kromuar.

4 19

Këta “renderë” tregojnë se vetura e parë elektrike e kësaj kompanie do të jetë mjeti motorik me dy dyer, i bazuar në Mini ku brenda do të ketë hapësirë të mjaftueshme për katër persona.

5 17

Specifikat teknike të modelit tani për tani mbeten të panjohura, por raportohet se bateria do të vendoset në pjesën e poshtme dhe se vetura do të bëjë tërheqje me rrotat e përparme. /Telegrafi/