Qindra shkencëtarë në mbarë botën po bëjnë fushatë për të kërkuar nga prodhuesit që ta ndalojnë përdorimin e kimikateve të zakonshme të pranishme në mijëra produkte nga elektronika e deri tek kutitë e picave.
Poli-substancat dhe substancat perfluoroalkile, ose PFAS, janë substanca të përdorura për t’i mbajtur kutitë e picave të palakueshme edhe kur lagen me vaj. Ky emërtim mund të jetë i njohur ndërkohë që DuPont e ndaloi një lloj të kimikatit disa vite më parë për shkak se lidhej me kancerin.
Zëvendësimet pasuese të këtij kimikati, megjithatë, gjithashtu kanë cilësi toksike sipas një studimi të publikuar në Environmental Health Perspectives nga Linda S. Birnbaum nga National Institute of Environmental Health Sciences and National Toxicology Program dhe Philippe Grandjean, nga Harvard School of Public Health.
PFAS-të i bëjnë produktet rezistente ndaj temperaturave të larta, me sa duket duke e shtuar jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Ato janë përdorur në zbrapsësit e ujit dhe vajit, si dhe produktet e konsumit si kozmetika, mobiliet dhe ambalazhi i ushqimit.
Kimikatet janë detektuar në qarkullimin e gjakut të një pjese të madhe të popullsisë për shkak të përdorimit të tyre të gjerë dhe thuhet se mbesin aty për periudha të gjata kohore, megjithëse në sasi të ulëta.
Studimi i Birnbaum dhe Grandjean konfirmoi se të gjithë zinxhirët e PFAS-ve të përdorur në këto produkte janë të dëmshme – jo vetëm llojet paraprakisht të ndaluara të zinxhirëve të gjatë.
“Hulumtimi është i nevojshëm për të gjetur alternativa të sigurta për të gjitha përdorimet aktuale të PFAS-ve,” shkruan autorët.
“Pyetja është, a duhet të vazhdojnë këto kimikate të përdoren në produktet e konsumit në ndërkohë, duke pasur parasysh praninë e tyre në mjedis? Dhe, në mungesë të alternativave jashtëzakonisht të sigurta, a janë konsumatorët të gatshëm të heqin dorë nga funksionalitetet e caktuara të produktit, si rezistenca ndaj njollave, për ta mbrojtur veten nga rreziqet e mundshme të shëndetit?”
Këto mëdyshje nuk mund të zgjidhen vetëm nga shkenca por duhet të konsiderohen në një diskutim të hapur dhe të informuar nga provat shkencore”, shtuan autorët.
Jo të gjithë pajtohen. Kompanitë që prodhojnë duke përdorur PFAS insistojnë se alternativat e etabluara janë të sigurta. Kreu i menaxhimit të riskut në DuPont për divizionin e prodhimit kimik, Thomas H. Samples, me forcë i konteston shqetësimet e shkencëtarëve: “Ne nuk e hedhim poshtë të drejtën e njerëzve për ta kontestuar këtë”, tha Samples për New York Times.
“Por ne vetëm besojmë se bazuar në historinë 10-vjeçare të studimeve të gjera të bëra mbi alternativat, që agjencitë rregullatore e kanë bërë punën e tyre të përcaktimit se këto gjëra janë të sigurta për përdorimin e tyre të destinuar.”
Prof. Thomas F. Webster nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Bostonit gjithashtu u deklarua për NYT: “Është e mundshme që PFAS-të do t’i kenë disa efekte shëndetësore, vetëm se mund të nevojitet ca kohë për ta kuptuar se çfarë janë ato. Mund të nevojiten 5 apo 10 vjet për t’i bërë kërkimet.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame