Kim Kardashian pati një takim të sikletshëm me Anna Wintour dhe Sarah Jessica Parker gjatë shfaqjes së ‘Fendi’-t të Javës së Modës në New York.

Në një video 11 sekondash të TikTok-ut të postuar nga revista franceze Madame Figaro, Kardashian dhe Parker qëndruan pranë njëri-tjetrit, duke duartrokitur, teksa modelet bënin ecjen e tyre të fundit.


Wintour, e cila ishte ulur në anën tjetër të pistës, shkoi për të përshëndetur Parker - por Kardashian mendoi se po vinte tek ajo, shkruan DailyMail.

62453231 11216705 Yikes Kim Kardashian appeared to get snubbed by Anna Wintour the m 27 1663275851987

Në klip, Kim shihet duke buzëqeshur e ngazëllyer në drejtim të Anës, ndërsa kryeredaktorja e “Vogue” eci drejt saj dhe Sarahs.

Por në vend që të kthente përshëndetjen yllit të “Keeping Up With the Kardashians”, Anna zgjodhi të mbështetej për një përqafim me Sarën.

62453229 11216705 Here it is The stars were clapping for the finale of the show be a 30 1663275909455

Në fillim të klipit tashmë viral, Kim dhe Sara shihen duke qëndruar krah për krah para ulëseve të tyre ndërsa duartrokasin për finalen e shfaqjes, përpara se Kim të dallonte Anën duke ecur drejt saj dhe Sarës.

Kim - e cila është shfaqur disa herë në kopertinën e Vogue - e ka trajtuar momentin e vështirë si një profesioniste, duke buzëqeshur dhe duke parë ndërsa Anna përshëndeti yllin e “Sex and the City” me një përqafim të ngrohtë.

62453233 11216705 Yikes Anna appeared to walk straight to Sarah they shared a hug  a 159 1663274462411

Kim mund të shihet duke thënë fjalët: 'Përshëndetje, si jeni?' ndërsa Sara filloi të përshëndesë dhe t'i buzëqeshë Anës.

Videoja përfundoi papritur, kështu që është e paqartë nëse ato të dyja u përshëndeten me njëra-tjetrën.

@madamefigarofr

#KimKardashian et #SarahJessicaParker côte à côte au premier rang du défilé @Fendi… saluées par #AnnaWintour à la fin du show ! #fendi #tiktokfashion #newyork #fashiontiktok #newyorkfashionweek

Sjellja në dukje e ftohtë Wintour ka ardhur si befasi për shumë njerëz, duke qenë se ajo dhe Kim duket se kishin krijuar diçka si miqësi vitet e fundit.

Madje, Anna i ka dhënë Kim nderin e tre kopertinave të “Vogue” në SHBA: dy paraqitje solo në mars 2022 dhe maj 2019, dhe një me partnerin e saj të atëhershëm Kanye West në prill 2014.

Kim gjithashtu ka marrë pjesë shumë herë në Met Gala-n ikonë të Annas, duke filluar nga viti 2013, kur ajo u shfaq në tapetin e kuq ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e saj dhe të parë të Kanye, North West.

62452879 11216705 Front row La La Kim Sarah Jessica and Naomi on Friday at the Fen a 163 1663274462581

Në atë kohë, prania e saj ndezi diçka si një polemikë në botën e modës, me shumë pyetje nëse vendimi për të ftuar yllin e realitetit ishte një tregues se standardet dikur të pamundshme të larta të listës së të ftuarve të Anës ishin ndryshuar.

Kim madje iu drejtua debatit rreth ftesës së saj, duke postuar në Twitter: “Isha plus një (partneren)i e Kanye dhe isha shumë nervoz! Nuk njihja askënd dhe jam i sigurt se askush nuk më donte të më shihte atje”.

62452881 11216705 Catching up Kim and Sarah Jessica had a warm exchange prior to t a 160 1663274462464

Në fillim të këtij viti, Kim u ul pranë Anës gjatë shfaqjes së modës së modës së lartë Jean-Paul Gaultier për koleksionin e tyre vjeshtë/dimër 2023 gjatë Javës së Modës në Paris më 6 korrik 2022.

Ndërkohë Sarah Jessica është shfaqur në ballinën e “Vogue” shtatë herë: shkurt 2002, gusht 2003, shtator 2005, qershor 2008, maj 2010, gusht 2011 dhe dhjetor 2021.

62456435 11216705 Front row Kim sat next to Anna during the Jean Paul Gaultier Hau a 167 1663274462766

Kim dhe Sarah - të cilët u ulën pranë njëra-tjetrës në rreshtin e parë patën një përshëndetje të ngrohtë para shfaqjes.

Ato dy yje u përqafuan dhe biseduan bashkë, përpara se të niste shfaqja Sarah Jessica iu afrua Kimit teksa qeshnin dhe flisnin.

Ylli 41-vjeçar solli në shfaqje vajzën e saj North West, nëntë vjeçe. /Telegrafi/

62456433 11216705 Strike a pose In 2019 Anna spoke out about the Kardashians speci a 157 1663279814817