LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian këtë herë e veshur pa asnjë të metë: Modeli më i popullarizuar i pantallonave kështu bartet!

Kim Kardashian këtë herë e veshur pa asnjë të metë: Modeli më i popullarizuar i pantallonave kështu bartet!

Në veshje të këtillë të sofistikuar nuk jemi mësuar ta shohim

Pantallonat nga lateksi këtë sezon sërish janë aktuale, ndërkaq këtij trendi nuk i ka rezistuar as Kim Kardashian, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shpesh në kombinime provokuese, kjo shfaqje e saj na ka befasuar pozitivisht. Me këtë model të pantallonave është shumë e lehtë të bëhet katastrofë mode.

Kur kombinohen, duhet pasur shumë kujdes dhe duhet menduar mirë. Kjo veshje është shembull i shkëlqyeshëm se si bëhet në mënyrën më të mirë.

Nëse, si edhe në këtë rast, një pjesë e gardërobës është mbresëlënëse, të tjerat, sipas rregullit, duhet të jenë të reduktuara.

Trikoja e kuqe me prerje interesante është përshtatur shkëlqyeshëm. Vetë kombinimi i këtyre dy ngjyrave duket shumë i qëlluar dhe elegant.

Kim ka zgjedhur këpucë me taka të larta, mirëpo kjo veshje shkëlqyeshëm do të dukej edhe me këpucë të rrafshëta. /Telegrafi/