Kim Kardashian, 40 vjeçe dhe Kanye West, 44, u panë duke u mbledhur për një drekë të qetë në Malibu të enjten në mes të divorcit të tyre të afërt.

Ish-çifti u pa duke parkuar makinën e tyre para hotelit të mrekullueshëm "Nobu Ryokan", i cili është ngjitur me një nga restorantet e preferuar të familjes Kardashian/Jenner, "Nobu", shkruan DailyMail.


Kim paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt duke përmendur dallimet e papajtueshme në dokumentet e gjykatës pas një viti traumatik ku reperi në dukje luftoi me çështje të shëndetit mendor.

kim1 3

Gjërat duket se ishin miqësore mes çiftit ndërsa ata u përpoqën të futeshin në restorantin e nivelit të lartë japonez, të rrethuar nga rojet e sigurisë.

Ndryshe nga pamjet e saj të zakonshme tërheqëse për vëmendjen, Kim dukej më e thjeshtë e veshur  me një nga fustanet e saj të zeza.

kim2 1

Megjithë divorcin e tyre të afërt dhe ndarjen e pasurisë së tyre shumë miliardë dollarëshe, gjërat dukeshin të përzemërta midis Kimit dhe Kanyet, të cilët mbërritën me të njëjtin automjet në restorant.

kim3 1

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga burri i saj prej gati shtatë vitesh dhe ajo është përpjekur të mbetet mbështetëse e Westit, të paktën publikisht.

Kim përndryshe e ka shprehur mbështetjen e saj të madhe për Kanyen kohëve të fundit, duke brohoritur për të në tribunat e koncertit, përmes së cilit ai promovoi albumin e tij të ri "Donda".

kim4 1

"Donda" është emri i nënës së ndjerë të Kanyet, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare nga sëmundjet e zemrës dhe komplikimet postoperative pasi kishte kryer procedura të shumta kozmetike. /Telegrafi/

kim5 1