Ekspertët kanë vënë re se Kanye Ëest dhe Kim Kardashian janë përpjekur të ‘rindërtojnë marrëdhënien e tyre’ pas thashethemeve që rrodhën së fundmi nëpër internet.

Ky pretendim është nxjerrë nga disa burime pranë çiftit që besojnë se dyshja ndoshta mund të rikthehen.


Sipas Yahoo Entertainment, ata po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në ‘rindërtimin e bazës së marrëdhënies së tyre’.

374338 4494701 updates Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Aludimet fillimisht nisën pasi të njëjtit u fotografuan duke shkuar në një darkë së bashku.

Një burim pranë TMZ pranoi gjithashtu se çifti kaluan kohë së bashku privatisht, në muajin gusht.

19xp kardashian photo videoSixteenByNineJumbo1600 v2 Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka bërë kërkesën për divorc nga reperi në muajin shkurt të këtij viti.

Ata ndajnë bashkë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/