Kim Kardashian nuk është e panjohur për pak editimi të fotografive, por tani fansat e kanë akuzuar atë se e ka bërë këtë tek sqetullat në fotot e fundit.

Kim i nxiti ndjekësit e saj kur postoi një seri fotosh provokuese në të cilat mahniti e veshur me një fustan të zi nga “Balenciaga”.


Megjithatë, ishin sqetullat e nënës së katër fëmijëve që dukej se po tërhiqnin fokusin në këto imazhe.

kimkardashian 263216766 188772010136132 922737339007078875 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Ndërsa Kim ngre duart mbi kokë, ku shihet e ulur pranë një dritareje, sqetullat e saj duken të jenë jashtëzakonisht të lëmuara.

Sigurisht që fansat e saj u hodhën drejt e në seksionin e komenteve në Instagram për të ia vënë këtë në dukje, shkruan Mirror.

kimkardashian 262637078 945229579422972 1831894021901799281 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Nuk është hera e parë që themeluesja e “Skims” akuzohet për një dështim epik në editim.

Në fillim të këtij viti Kim nxiti ndjekësit e saj duke shpërndarë një foto të saj duke u shtrirë në një plazh në një vend ekzotik e veshur me bikini të zeza.

kimkardashian 262656084 595168678370878 7105516119601737003 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Megjithatë, disa fansa theksuan se duket se Kim ka vetëm katër gishta në atë këmbë – duke theksua se duhet të jetë një gabim në editim.

Ndërkohë, kujtojmë që Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Kanye West në shkurt të këtij viti dhe tani përflitet se është në lidhje me komedianin Pete Davidson, të cilin e takoi në “Saturday Night Live” kur bëri debutimin e saj si prezantuese e spektaklit.

kimkardashian 262423541 1322070978263362 4337511283391900736 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Dy yjet ende nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre të përfolur, por janë parë në takime të shumta dhe madje janë kapur për dore gjatë një udhëtimi së bashku. /Telegrafi/

0 Kim Kardashian fans swoon over Pete Davidsons nickname for her amid romance rumours Foto: Getty