Kim Kardashian është akuzuar se ka përdorur photoshop në fotot e saj më të fundit në Instagram.

Ylli i realitetit, 42 vjeç, tregoi fizikun e saj të tonifikuar me një sytjena të zezë, të zbukuruar me kristale Swarovski dhe të brendshme të përshtatshme.


Postimi i la fansat të ndarë në mendime, pasi disa besojnë se ajo ka përdorur 'photoshop' në këmbë në foton e parë, ndërsa të tjerë thonë se është 'qartësisht një pasqyrë'.

64717247 11446703 Kim Kardashian has been accused of using photoshop on her latest a 25 1668850781864

Kim po promovonte linjën e re nga marka e saj "Skims" dhe dukej sensacionale gjatë mini-fotosesionit në shtëpi.

Por një person postoi një imazh të zmadhuar nga afër të këmbëve të Kim në Reddit dhe tha: 'Çfarë po ndodh me Kim këtu? Duket sikur ka një shtresë në kofshën e saj'.

64717519 11446703 image a 9 1668850451834

Kjo ngjalli një debat mes fansave nëse ishte 'photoshop' apo thjesht një reflektim në pasqyrë.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për përdorim të 'photoshop'-it pasi disa muaj më parë një përdorues i TikTok me sy shqiponjë tregoi se si Kim dyshohet se e modifikoi trupin e saj për një qafë më të hollë në një foto të fundit pranë pishinës.

64717245 11446703 The post left fans divided as some believe she has altered the p a 27 1668850821069

Fotografja komerciale Caroline Ross postoi një video të TikTok që tregon se si Kim, 41 vjeç, me sa duket modifikoi muskulin e saj në qafë në një foto që ajo postoi në fillim të këtij muaji duke reklamuar bashkëpunimin e saj me Beats.

Për të zbuluar punën e dukshme të redaktimit të bërë nga Kim, Ross përdori një mjet nga Photoshop dhe 'korrigjoi' imazhin për të treguar se si dukej qafa e Kim-it në mënyrë natyrale përpara se të supozohej se ishte hequr me 'photoshop'. /Telegrafi/

61876391 11446703  Here is the corrected version A TikTok user has demonstrated ho a 22 1668850643618