LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong Un “nuk i ndahej cigares” teksa ishte duke qortuar zyrtarët për përgjigjen e “dobët” ndaj rasteve me COVID-19

Kim Jong Un “nuk i ndahej cigares” teksa ishte duke qortuar zyrtarët për përgjigjen e “dobët” ndaj rasteve me COVID-19

Disa pamje të publikuara tregojnë Kim Jong Un duke pirë duhan ndërsa thuhet se fajëson qeverinë e tij dhe zyrtarët shëndetësorë për një përgjigje ‘të papjekur’ ndaj rasteve dhe vdekjeve në rritje të Covid-19.

Koreja e Veriut pranoi shpërthimin e saj të parë të coronavirusit javën e kaluar, pasi pretendoi se vendi kishte qenë pa pandemi për dy vitet e fundit.

Qytetarëve të Koresë së Veriut u është thënë ‘të bëjnë gargarë me ujë të kripur për t'u shëruar nga coronavirusi’ - ndërsa Kim Jong Un përballet me një dilemë
Lexo po ashtu Qytetarëve të Koresë së Veriut u është thënë ‘të bëjnë gargarë me ujë të kripur për t'u shëruar nga coronavirusi’ - ndërsa Kim Jong Un përballet me një dilemë

Në atë kohë, vendi ka raportuar më shumë se 2.4 milionë njerëz po luftojnë me ethe dhe ka raportuar gjithashtu 66 vdekje.


Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kim Jong Un pranoi në mënyrë jo të zakonshme se përhapja e epidemisë në popullsinë e tij kryesisht të pavaksinuar ishte një “katastrofë e madhe”.

Ai fajësoi për këtë qëndrimin e pushtetit vendor, duke thënë se në një takim të shtunën tha se përgjegjësia është ‘papjekuria në kapacitetin shtetëror për përballimin e krizës’.

Dhe tani ka dalë një video ku diktatori shihet duke pirë një cigare ndërsa qorton Partinë e tij të Punëtorëve.

Panik në Korenë e Veriut pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus - Kim urdhëron ushtrinë që t’i ndihmojnë mjekët
Lexo po ashtu Panik në Korenë e Veriut pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus - Kim urdhëron ushtrinë që t’i ndihmojnë mjekët

Sidoqoftë, Kim gjithashtu vazhdoi t’i tregojë Byrosë Politike se virusi po ‘kontrollohej dhe pakësohej në mënyrë të qëndrueshme’.

Kim këmbënguli se vendi po fillonte të vinte nën kontroll shpërthimin dhe bëri thirrje për vigjilencë të ashpër për të ruajtur ‘trendin afirmativ’ në fushatën antivirus.

E gjithë kjo është raportuar nga media shtetërore KNCA, e cila nuk ka specifikuar saktësisht se çfarë është thënë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori