LAJMI I FUNDIT:

Kiko kërkon të punësohet si pastrues

Kiko kërkon të punësohet si pastrues

Kiko u zgjua në mëngjes me vonesë dhe meqë dita ishte gri, mendoi ta kënaqte veten duke bërë disa kuize dhe pyetje. I ngarkuar deri aty ku nuk mban më me informacione, opinione, thashetheme, analiza, hetime, programe televizive dhe parashikime për fatin e pastrueses që ju gjetën në shtëpi rreth 700 mijë euro dhe bizhuteri, Kiko nisi të formulonte një kuiz për t’ia dhuruar emisioneve të mbrëmjes.

Kuiz nr. 1 për Bankën e Shqipërisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të pastrimit të parave: ku është stoku më i madh i parave kesh në bankat e nivelit të dytë apo në banesat e nivelit të parë?

Kuiz nr. 2 për Parlamentin, Qeverinë dhe komunitetin ndërkombëtar: Me aplikimin e amnistisë fiskale që populli shqiptar e kërkoi në konsultimin kombëtar, do të legalizohen më shumë para nga 1 500 000 mijë emigrantë që jetojnë jashtë Shqipërisë apo nga 150 pastruese në Shqipëri?


Kuiz nr. 3 për Parlamentin Evropian dhe Brukselin. Ju arrestuat zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian për 500 mijë euro, pa ia hequr imunitetin. A nuk do të ishte më mirë merrnit shembull nga Shqipëria që vijon që prej 1941, teorinë e “Grupi të Zjarrit”, atë të “ruajtjes së kuadrove”

Pas kuizit të tretë Kiko ndjeu një dhimbje koke nga ata që nuk kalohen as me dozë të trefishuar oki. Në një moment kthjellësie të rrallë Kiko u pendua që po mendonte të rregullonte Shqipërinë dhe ca më keq edhe Bashkimin Evropian. “Një jetë ka majmuni dhe ajo duhet jetuar, shijuar se kur të ikim nga kjo botë nuk do të marrim asgjë me vete. Pse të mos shoh edhe unë hallet e mia? Mbeta duke u zvarritur sa në një pemë në tjetrën. Pse të mos punoj edhe unë pastrues? Unë mund të pastroj shtëpi, oxhaqe, tuba aspirimi, çdo gjë dhe jam gati të mos marrë as rrogë. Dua të punoj thjesht për hobi”.

Me të thënë e me të bërë, Kiko plëtësoi formularin e punësimit te shqiperiaqeduam.al. Duke plotësuar formularin Kiko vuri re se kërkesat për pastrues në banesat e “nivelit të parë” ishin rritur shumë, por nuk kishte asnjë të punësuar. I dëshpëruar nga radha e gjatë për të punuar si pastrues Kiko po i binte kokës me të dy putrat dhe gulçiste: “pse jam kaq i pafat”? Në një nga goditjet që i dha kokës, Kikos befas i shkëlqyen sytë dhe lëshoi një koktejl britmash ku përziheshin, kënaqësia, lumturia, habia, çudia. Ishte një moment Eureka për Kikon.

E gjeta – tha Kiko – do të punoj pastrues në shtëpitë e pastruesve.

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Kalo në kategori