Skitarja Kiana Kryeziu ka garuar në disiplinën e super sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Kryeziu fatkeqësisht nuk e ka pasur ditën më të mirë, pasi qysh në lëshimin e parë doli nga shtegu.


Megjithatë, ajo ka mundësinë për të përmirësuar në garën e ardhshme që zhvillohet më 15 shkurt.

“Skitarja jonë, Kiana Kryeziu, garoi sot në disiplinëm e super sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

Kiana ishte e pafat, pasi në lëshimin e parë doli nga shtegu.

Kryeziu garën e ardhshme e ka më 15 shkurt në sllallom të madh”, njoftoi KOK-u./Telegrafi

telegrafi sport app