LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian do t’ju bëjë të falni ish të dashurin tradhtar

Khloe Kardashian do t’ju bëjë të falni ish të dashurin tradhtar

Tetë muaj pas ndarjes publike, Khloe Kardashian flet për Tristan Thompson

Të hënën, Khloe ishte e ftuar e Jay Shetty në ‘On Purpose’, dhe tha se dashuria nuk përbën prioritet për të që prej ndarjes nga Tristan, në shkurt, pasi ai e tradhtoi me mikeshën e familjes, Jordyn Woods.


“Nuk kam dalë me njeri. Nuk dua të dal me njeri për momentin. Nuk e kam me nxitim. Ndihem shumë mirë dhe s’kam nevojë për asgjë tjetër,’ tha Khloe, që ka një vajzë 18-muajshe, True, me Tristan,

“Po përpiqem që të procesoj gjithçka,” vijoi ajo. “Mendoj se veçanërisht në familjen time, jemi shumë të zonjat për të bërë përpara. Kemi zemra të mëdha, falim lehtësisht dhe bëjmë përpara, por nuk flasim për atë që ndodhi. Nuk e di nëse është e shëndetshme a jo.”

Edhe pse Khloe dhe Tristan janë ndarë që prej skandalit të tradhtisë, ajo thotë se e ka falur.

“Nuk mendoj se ai është njeri i keq. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz,” tha ajo. “Thjesht do të më lëndojë më shumë nëse kapem fort pas inatit dhe luaj viktimën. Nuk dua të jem viktima. Dua të them ‘mirë, kjo ndodhi, le ta analizojmë, le të bëjmë para’ dhe ndoshta nëse tregohem e hapur dhe e sinqertë, mund të ndihmoj dhe njerëz të tjerë të kuptojnë që të gjithë përjetojmë vështirësi, të gjithë gabojmë.”

“Por s’mund të dënosh dikë thjesht sepse mëkatoi ndryshe nga ti,” vijoi Khloe.

“Mendoj se jemi shumë të gatshëm të largojmë njerëz nga jetët tona dhe kjo më dhemb. Dua të shërohem nga ajo që ndodhi, ta kuptoj. Përpiqem të kaloj kohë me veten në mëngjes dhe aty filtroj mendimet.”

“Është thuajse natyrale të jesh viktima,” tha ajo. “Sidomos kur ke platformën time dhe gjithë bota ndihet keq për ty. Mirë, faleminderit, por e njëjta gjë u ka ndodhur me qindra njerëzve para meje. Nuk po them se s’është ndonjë gjë e madhe, po them që s’vdiq njeri. Jemi të gjithë shumë mirë.”

Katër maji është Dita e Sensibilizimit ndaj Tradhtisë dhe menduam t’ju lëmë kohë deri atëherë për të mbledhur forcat dhe për të falur ish të dashurin tradhtar. Khloe ka të drejtë. Inati nuk ju bën mirë. /Telegrafi/