LAJMI I FUNDIT:

Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov u largua një aerpolan pas një mosmarrëveshjeje për vendin ku ishte ulur.

Një video e shpërndarë në mediat sociale, tregon 36 vjeçarin në një mosmarrëveshje me një anëtare të stafit të Frontier Airlines, pasi ai shprehu shqetësimin e tij për të ulur në një rresht daljeje në një fluturim nga Harry Reid International në aeroportin e Las Vegasit.

Nurmagomedov komentoi incidentin në një postim për X, duke shkruar se ai nuk ishte i sigurt pse punonjësit e kompanisë kërkuan që ai të largohej nga vendi ku ishte ulur.


“Zonja që erdhi tek unë me pyetje ishte shumë e vrazhdë që në fillim, edhe pse flas anglisht shumë mirë dhe mund të kuptoj gjithçka dhe pranoi të asistoj, ajo ende këmbëngul të më largojë nga vendi im”, ka shkruar luftëtari. “Cila ishte baza për këtë, racore, kombëtare apo tjetër, nuk jam i sigurt”.

“Por pas dy minutash bisedë, ajo thirri sigurimin dhe unë u largova nga ky aeroplan, pas 1.5 orësh hipa në një linjë tjetër ajrore … dhe u nisa për në destinacionin tim”, vazhdoi Nurmagomedov. “Bëra çmos për të qëndruar i qetë dhe i respektueshëm siç mund ta shihni në video. Por ata anëtarë të ekuipazhit mund të bënin më mirë herën tjetër dhe thjesht të ishin të mirë me klientët”.

Në klipin viral të TikTok, i ndarë me sa duket nga një pasagjer tjetër në fluturim, Nurmagomedov – i cili është rus – mund të dëgjohet duke i thënë punonjësit se kupton anglisht dhe mund të ndihmojë në rast urgjence, por ai “po përpiqej të kuptonte” se çfarë ishte arsyeja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij

Deschamps zgjedh trajnerin i cili duhet ta udhëheq Francën pas largimit të tij

Ndërkombëtare
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez

Liverpooli i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e mesfushorit të njohur francez

Premier League
Kalo në kategori