LAJMI I FUNDIT:

Fillon zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, largohen barrikadat dhe lirohen rrugët për në pikat kufitare në veri

Fillon zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi, largohen barrikadat dhe lirohen rrugët për në pikat kufitare në veri

Sot ka marrë fund barrikadimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel dy ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tetë orë ishte koha që u caktua sipas marrëveshjes brenda së cilës serbët që po mbanin të bllokuar rrugët për Jarinjë e Bërnjak të largoheshin, paralelisht me Njësinë Speciale që po përkujdesej për sigurinë atje.


Me pikën e parë të marrëveshjes Kosovë-Serbi planifikohej që deri në ora 16:00 të përfundonte largimi i barrikadave në dy pikat kufitare.

Ndryshe, ushtarët e KFOR-it po patrullojnë në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar që dy javë këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Ndryshe, më 30 shtator Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 14:51:43" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 14:51" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 14:51

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës fillon të largohet nga veriu

Pas 13 ditësh qëndrimi në veri, Njësia Speciale e Kosovës tashmë ka filluar të tërhiqet nga vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Tërheqja e Njësisë Speciale vjen pas largimit të barrikadave nga serbët dhe lirimit të rrugëve për qarkullim, transmeton Telegrafi.


Situata është e qetë dhe deri tani nuk raportohet për asnjë incident që do të ndikonte në siguri.

Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 14:39:25" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 14:39" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 14:39

Serbët fillojnë heqjen e tendave në Jarinjë

Në Jarinjë ka filluar tërheqja e tendave që kishin ngritur protestuesit serbë para dy javësh.

Po ashtu, në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak protestuesit serbë kanë larguar edhe kamionët që kishin krijuar bllokadat.


Ndryshe, deri në ora 16:00 serbët kanë kohë për të larguar bllokadat, kurse pas kësaj situatën në kontroll do ta merr KFOR-i.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 13:49:04" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 13:49" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 13:49

Pas 13 ditësh bllokadë, largohet kamioni i fundit i serbëve nga Jarinja – KFOR monitoron situatën me helikopter

Është larguar kamioni i fundit i barrikadës së krijuar në Jarinjë.

Pas largimit të kamionit, rrugët janë të lira për qarkullim.


Ndërkohë, KFOR-i është duke monitoruar situatën edhe me helikopter

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 13:32:20" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 13:32" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 13:32

Lirohen rrugët për qarkullim në Bërnjak

Në rrugën në Bërnjak janë liruar të dyja korsitë për qarkullim, por nuk ka pasur largim të protestuesve. Po ashtu automjetet e tyre tashmë janë vetëm në skaje të rrugës.

Kurse në Jarinjë, serbët ende nuk kanë larguar një kamionë.


Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 13:08:14" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 13:08" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 13:08

Njësia Speciale nuk tërhiqet nga Jarinja pa u larguar kamioni i fundit i serbëve

Njësia Speciale e Kosovës nuk është tërhequr nga vendkalimi kufitar Jarinjë për shkak se serbët ende nuk kanë larguar një kamionë nga kjo pikë kufitare.

Njësia Speciale e Kosovës do të largohet pasi të largohen të gjitha barrikadat, transmeton Telegrafi.


Serbët kanë larguar shumicën e barrikadave, kurse deri në ora 16:00 kanë kohë të lirojnë plotësisht rrugët.

Pas largimit të barrikadave, situatën nën kontroll do ta marrë KFOR-i.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 12:53:49" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 12:53" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 12:53

Largimi i barrikadave në veri, protestuesit brohorasin “Serbia, Serbia”

Një grup i protestuesve serbë kanë brohoritur Serbia, derisa disa prej tyre kanë filluar të largojnë barrikadat nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Situata është e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdojnë të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.


Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 12:33:14" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 12:33" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 12:33

Serbët fillojnë me tërheqjen e kamionëve nga Jarinja

Serbët kanë filluar me largimin e kamionëve nga vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë.

Më herët serbët kishin vendosur kamionët në njërën korsi të rrugës, teksa tash ka filluar lirimi i rrugëve.


Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.

Megjithatë, rrugët pritet të lirohen sot, sipas marrëveshjes që është arritur para dy ditësh në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Ku marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 11:35:59" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 11:35" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 11:35

Kryetari i Leposaviqit, Todiq: Nuk do të ketë asnjë incident

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq ka dhënë një deklaratë për media, ndërsa tha se nuk pritet të ketë ndonjë incident.

Todiq tha para gazetarëve se në momentin që hiqet Njësia speciale nga ato zona, do t’i heqin edhe ata makineritë e tyre.


Ai tha se duan paqen dhe gjithçka do të përfundojë pa incidente.

Ndryshe, sot deri në ora 16:00 me marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur të enjten në Bruksel, duhet të largohen barrikadat e vendosur në rrugët në dy pikëkalimet kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 10:51:46" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 10:51" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 10:51

Lirohet ura mbi Liqenin e Ujmanit, vendoset KFOR-i

Protestuesit serbë kanë liruar urën mbi Liqenin e Ujmanit, ndërsa kanë zhvendosur kamionët në një korsi të rrugës.

Ura tashmë është e lirë për qarkullim, ku edhe kanë kaluar ushtarët e KFOR-it, transmeton Telegrafi.


Tashmë ka mbetur edhe një barrikadë pa u liruar e cila është disa metra afër kufirit.

Situata raportohet të jetë e qetë në këto momente, derisa ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë me patrullime në pikat kufitare.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 10:33:37" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 10:33" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 10:33

KFOR: Dy javë do të qëndrojmë në veri

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO njofton se ka filluar të ndërmarrë hapa në mbështetje të zbatimit të marrëveshjes së fundit mbi shtensionimin e situatës në veri të Kosovës dhe rrugën për të ecur para, të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE.

Në komunikatën për media thuhet se në përgjigje të zhvillimeve në Kosovën veriore ditët e fundit, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO tashmë kishte shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokadat e rrugëve dhe kishte vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak.


“Nga kjo fundjavë dhe për dy javët e ardhshme, KFOR-i do të ketë një prani të përkohshme, të fuqishme, dhe të shkathët në atë zonë, në përputhje me marrëveshjen e lartpërmendur, dhe në përputhje me mandatin e tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga KFOR-i.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 10:02:45" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 10:02" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 10:02

Ushtarët e KFOR-it vazhdojnë me patrullime në veri, serbët ende nuk kanë larguar kamionët

Ushtarët e KFOR-it janë duke vazhduar me patrullime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu në këto vendkalime janë duke qëndruar ende Njësia Speciale e Kosovës.

Serbët ende nuk kanë larguar kamionët, por vetëm kanë zhvendosur ato në njërën korsi të rrugës, transmeton Telegrafi.


Situata raportohet të jetë e qetë deri këto momente, ndërkaq serbët kanë kohë deri në ora 16:00 që të largojnë barrikadat.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, serbët duhet larguar nga vendkalimet kufitare të gjitha barrikadat, e po ashtu situatën në kontroll pritet ta merr KFOR-i, gjithashtu nga pikat kufitare pritet të largohet edhe Njësia Speciale.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 09:42:07" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 09:42" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 09:42

Kryetari i Mitrovicës veriore: Presim që gjithçka të shkojë pa probleme

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq, ka deklaruar se kanë filluar të lëshojnë një korsi të rrugës në Jarinjë dhe Bërnjak në mënyrë që ushtarët e KFOR-it të mund të marrin pozicion.

Radojeviq tha para mediave se presin që gjithçka të shkojë në rregull, transmeton Telegrafi.


“Ata filluan të lëshojnë një korsi në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin. Ju mund të shihni vetë një numër të madh të anëtarëve të KFOR -it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen”, thotë Radojeviq para mediave.

Ndryshe, sot pritet që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët që qojnë në Bërnjak dhe Jarinjë. Nga vendkalimet kufitare pritet të largohen Njësia Speciale dhe aty pritet pozicionimin i KFOR-it.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-02-2021 08:52:43" ["time"]=> string(16) "02/10/2021 08:52" ["update"]=> bool(false) } 02/10/2021 08:52

Situatë e qetë në Jarinjë dhe Bërnjak, pamje nga vendosja e KFOR-it

Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnajk situata vazhdon të jetë e qetë.

Këto dy vendkalime kanë qenë të bllokuara tash e dy javë nga serbët lokalë, të cilët kanë protestuar kundër masës së reciprocitetit për targa të vendosur nga Qeveria.


Sot pritet të largohen të gjitha bllokadat e vendosur nga serbët, kurse në pikat kufitare do të vendosën ushtarët e KFOR-it, transmeton Telegrafi.

KFOR tashmë ka filluar të patrullojnë në pikat kufitare, ndërkohë protestuesit ende vazhdojnë të jenë prezent.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori