KF Dukagjini ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit Iljasa Zulfiu, i cili është bashkuar sërish me skuadrën nga Klina pas një sezoni e gjysmë të kaluar jashtë klubit.

27-vjeçari, i njohur për aftësitë e tij në repartin ofensiv, ka qenë pjesë e Zhenisit dhe së fundmi ka luajtur për Dritën, përpara se të vendoste të rikthehej te Dukagjini.


Zulfiu tashmë ka filluar stërvitjet me ekipin dhe pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në objektivat e klubit për sezonin e ri.

“Mirë se u riktheve, Iljasa”, shkruan KF Dukagjini në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale. /Telegrafi/

telegrafi sport app