Ana Ejupi u diskutua për një shtatzëni të mundshme e më pas edhe për një abort.

Kjo gjë nuk ishte konfirmuar nga ana e saj, ndonëse pati aludime të shumta në media e rrjete sociale.


Së fundmi ka qenë partneri i saj, Kevin Edmond, që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Foto: TikTok

Por këngëtari dhe ish-banori i Big Brother nuk preferon të flasë rreth kësaj pjese, pasi siç thotë nuk i takon atij.

"Ana ka pasur një shtatzëni dhe e ka humbur para dy tre muaji. Ka qenë i vërtetë", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Nuk është diçka që më përket mua prandaj nuk kam folur. Por ka qenë i vërtetë dhe vetëm e kemi vazhduar jetën".

Ana dhe Kevini u njohën në Big Brother dhe lidhja e tyre po vazhdon të jetë e fortë akoma. /Telegrafi/

@klankosovaofficial Zbulohet e vërteta për shtatzëninë e Anës, Kevini konfirmon se ka pasur abort para dy muajsh 🥺💔
♬ original sound - Klan Kosova