LAJMI I FUNDIT:

Këtu mund të denonconi nëse ju shkelet e drejta e votës!

Këtu mund të denonconi nëse ju shkelet e drejta e votës!

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor, “Ne vendosim” hapi linjë telefonike falas, ku qytetarët mund t’i denoncojnë shkeljet e të drejtës së tyre për të votuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Shkeljet e të drejtës së votës qytetarët mund t’i denoncojnë në linjë falas SOS 0800 88 888, e cila do të jetë e hapur çdo ditë pune prej orës 9 deri në orën 21, ose në e-mail-in: sos@nieodlucuvame.mk .

”Qytetarët mund t’i dërgojnë denoncimet e tyre duke i shënuar të dhënat e tyre personale ose në mënyrë anonime. Fshehtësia dhe pacenueshmëria e të dhënave personale janë të garantuara dhe ato nuk do të publikohen pa marrë leje paraprake nga ana e qytetarëve, të cilët e kanë denoncuar shkeljen konkrete.


I inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë njohuri për shkeljen e të drejtës së votës në formë të agjitimit, frikësimit ose në ndonjë formë tjetër, këtë ta denoncojnë në linjën falas SOS” thonë nga “Ne vendosim”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Guerot pas vizitës në Paris dhe takimit me presidentin Macron: Gati për vazhdimin e bashkëpunimit Francë – Kosovë

Guerot pas vizitës në Paris dhe takimit me presidentin Macron: Gati për vazhdimin e bashkëpunimit Francë – Kosovë

Lajme
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Lajme
E ashpër dhe polarizim i madh politik - çfarë fushate zgjedhore presin analistët?

E ashpër dhe polarizim i madh politik - çfarë fushate zgjedhore presin analistët?

Lajme
Kalo në kategori