Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Gazetari Romak Zeqiri ka dhënë një analizë të detajuar për tri përballjet më të forta të radhës në Kupën e Kosovës, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk ka favorit të qartë dhe se balanca mes skuadrave është totale.


Sipas tij, të gjitha këto përballje duhet të vlerësohen me përqindje të barabarta për secilën skuadër.

Zeqiri është ndalur veçanërisht te dueli mes Dritës dhe Llapit, ku në letër kampionët në fuqi të Superligës mund të konsiderohen favoritë, por realiteti i Kupës është ndryshe.

“Vushtrria-Vëllaznimi, Drita-Llapi, Prishtina-Ballkani janë tri super përballje, që nuk mundesh me parashiku asnjërën që është 51% favorit kundër 49%”.

“Unë këto tri përballje i shoh, i vlerësoj me përqindje 50-50 domethënë se janë gjashtë ekipe shumë të barabarta me njëra-tjetrën, edhe Drita thamë që është kampion në fuqi i Superligës, mund të jetë një favorit në letër, por Llapi në Kupë shndërrohet në një ekip shumë të fortë dhe që është vështirë me e mposhtë”.

“E ka treguar viteve të fundit duke i fituar dy Kupa të Kosovës, edhe nëse e ka eliminu dikush, e ka eliminuar me shumë mund”.

“Kështu që Drita përkundër që e ka terrenin vendas, do ta ketë shumë të vështirë ta fitojë këtë ndeshje”, ka thënë gazetari Romak Zeqiri.

Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app