LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shtatë golat e shënuar në ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, që u konsiderua si e kurdisur nga FFK

Këto janë shtatë golat e shënuar në ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, që u konsiderua si e kurdisur nga FFK

Ndeshja në mes të Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B ishte mbyllur me rezultat 4-3 në të mirë të mysafirëve, por sot është anuluar, pasi sipas Komisionit të Garave ajo ka qenë e kurdisur.

Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të regjistrohen.

Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 4-3 edhe pse pas pjesës së parë ishin duke pësuar humbje me rezultat 2-1.


Se si shkoi kjo ndeshje dhe si u shënuan golat, mund ta ndiqni në videon e më poshtme.

FFK sipas deklaratës zyrtare ka edhe komunikimin e disa lojtarëve me SMS lidhur me zhvillimin dhe rezultatin e ndeshjes si dhe të dhënat nga disa raporte tjera konfidenciale.

Cytja, mitosja, marrëveshja dhe kurdisja e rezultatit janë pjesë e Rregullores Disiplinore të FFK-së, të cilat sanksionohen në nenin 60.

Lojtari që është pjesëmarrës në kurdisje mund të dënohet nga 3 muaj deri në 1 vit, ndërsa parashihet edhe dënimi me tëholla nga 500 deri në 2000 euro.

Për zyrtarin e klubit dhe anëtarin e udhë-heqësisë së futbollit parashihet dënim prej 1 deri në 2 vite.

Sa i përket klubeve dënimin shkon nga marrja e 9 pikëve, deri te largimi nga rangu përkatës i garave. Dënimi me të holla për klubet shkon nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.

Ulpiana dhe Vllaznia hedhin poshtë deklaratën e FFK-së: Nuk e kurdisëm ndeshjen, po mbrohen klubet tjera
Lexo po ashtu Ulpiana dhe Vllaznia hedhin poshtë deklaratën e FFK-së: Nuk e kurdisëm ndeshjen, po mbrohen klubet tjera

Në ditët në vijim pritet të ketë dënime për aktetërt e kurdisjes së kësaj ndeshja, pasi të dy klubet dhe emra nga të dyja klubet tashmë janë në procedurë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori