LAJMI I FUNDIT:

Këto janë gjashtë mënyra, se si mund t’i bëni balluket si në pasarela

Këto janë gjashtë mënyra, se si mund t’i bëni balluket si në pasarela

Stilistë pohojnë se shumë femra duken më të reja, pikërisht falë ballukeve të tyre. Ato sjellin risi dhe stil në pamjen tuaj.

Nëse po mendoni që t’i preni balluket, këto janë disa ide që mund t’ju inspirojnë, transmeton Telegrafi.

Balluke të ashpra dhe të paformësuara


Në prapaskenën e shfaqjes së Tom Ford, stilisti i flokëve Sam McKnight, i ka lyer parukat, që do t’i përshtateshin posaçërisht vetëm një modeleje. Pastaj, ai i ka prerë trashë dhe i ka vendosur në balluket e modeleve.

Ky stil i inspiruar nga Debbie Harry, është një model prej të cilës nuk mund të largohemi.

Balluke të trasha dhe të shprishura

Gjeniu i stilimit të flokëve, Guido Palau i ka prerë në këtë formë parukat për pasarelen e Mark Jakobs, por këtë “pank të nëndheshëm” mund ta bëni edhe ju vet në shtëpi.

Balluke të lëmuara dhe të shndritshme

Balluket tek Givenchy – të drejta, të mëndafshta, delikate dhe me teksturë të formësuar – nga Jane Birkin, janë të përjetshme.

Balluket e së ardhmes

Stilisti Anthony Turner, krijoi për Kenzo balluke me maja. Ai ka marrë flokët që krijojnë bishtalecin dhe i ka kthyer në fytyrën e modeles – më pas, i ka ngurtësuar flokët me shumë spërkatës.

Balluke të prera me tas

Është trend: Të gjitha modelet tek pasarela e Haider Ackermann kanë pasur balluke të fijezuara, të lyera bardh dhe shumë të shkurtra – njëjtë sikurse ja kemi parë së fundmi, Lady Gaga’s apo Beyonces.

Balluke të stilit Mohawk

Tek Marc nga Mark Jakob, stilisti Guido Palau përdrodhi flokët nga pjesë të ndryshme, në mes të kokës së modeles, në stil sikur “Bjork”. Me këto përdredhje, ai imitoi stilin Mohawk.

Mbi ballë, ai u kujdes të bëjë një përdredhje të vogël, me pak flokë që dalin prej saj, si një balluke e vogël.

/Telegrafi/