Mijëra banane kanë dalë në breg të Selsey në West Sussex pasi 16 kontejnerë ranë nga anija e ngarkesës Baltic Klipper pranë Isle of Wight.

Tetë prej kontejnerëve përmbanin banane, ndërsa të tjerët plantain, avokado ose ishin bosh.


Dy kontejnerë “u thyen” nga dallgët dhe mbeturinat u përhapën nëpër plazh, duke tërhequr dhjetëra kuriozë.

Autoritetet vendosën kordon sigurie dhe paralajmëruan qytetarët të mos i afrohen zonës.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës po punojnë për largimin e mbeturinave dhe sigurimin e zonës bregdetare. /Telegrafi/