LAJMI I FUNDIT:

Këto janë atletet më të popullarizuara të cilat kanë pushtuar botën e modës së lartë (Foto)

Këto janë atletet më të popullarizuara të cilat kanë pushtuar botën e modës së lartë (Foto)

Siç shkruajnë revistat botërore e modës, model më i ri i atleteve “Gucci” ka pushtuar tërësisht tregun.

Nëse ndiqni revytë e modës dhe punën e disenjatorëve botërorë, atëherë me siguri jeni bindur që në disa vite të fundit kreatorët gjithnjë e më shpesh shpikin dizajnë të pazakonshëm të cilët hasin në reagime të ndryshme të njerëzve, transmeton Telegrafi.


View this post on Instagram

A post shared by Harper’s BAZAAR Vietnam (@bazaarvietnam) on Aug 29, 2018 at 4:07am PDT

Kështu këtë sezon kanë dalë në treg atletet të cilat kushtojnë 1.400 dollarë amerikanë, ndërkaq ato shumë shpejt janë quajtur mbathje më të neveritshme” nga shumica e njerëzve.

Të inspiruar nga këpucët e alpinistëve, atletet e disenjatorëve janë pjesë e “Gucci-t” të quajtura “Flashtrek”.

View this post on Instagram

A post shared by Gucci (@gucci) on Sep 6, 2018 at 1:30pm PDT

Nëse dëshironi të shkëlqeni, është e nevojshme t’i shtoni edhe 480 dollarë për rripin me detaje zbukuruese.

Këto atlete të pazakonta janë trendi i fundit dhe paraqesin alternativën e këpucëve klasike sportive.

Në faqen e internetit të brendit italian të modës shkruan që janë “këpucë të ardhmërisë”, ndërsa kristalet janë skalitur dhe forcuar për pjesët metalike, ndërsa shiriti zbukurues elastik mund të lëvizet.

View this post on Instagram

A post shared by -beautiful things- (@product_aesthetics) on Sep 25, 2018 at 4:34pm PDT

/Telegrafi/