Salma Hayek është fituese absolute, Nicole Kidman ka ndarë botën e modës.

Ndarja e Oscarit është një ndër ngjarjet më glamuroze në botë, kur damat dëshirojnë që të nxjerrin veten në pah, midis tjerash, edhe me fustanet e tyre.


Dhe derisa disa kanë shkëlqyer dhe e kanë ngazëllyer gjithë botën e modës, të tjerat kanë shkuar aq larg sa që kombinimet e tyre të veshjeve janë shpallur dështim i modës dhe zhgënjim i vitit, transmeton Telegrafi.

Sikur rastësisht në atë mbrëmje të ishte ndarë shpërblimi për fustanin më të keq, fitimtare do të ishte përfundimisht Salma Hayek.

salma hayek oscars 2018 red carpet 12

Menjëherë pas saj do të gjendej Viola Davis, me fustanin ngjyrë rozë të zjarrtë, i cili aq panevojshëm ka shkëlqyer dhe aspak nuk i përshtatej figurës së saj...

viola davis posa alfombra roja oscar 2018

Siç duket, as pasqyra nuk ka ndikim të madh as te këngëtarja En Clark, e njohur si St Vincent.

En Clark e njohur si St Vincent

Ideja e Whoopi Goldbergut që të shmanget nga stili i saj i njohur, të cilin kryesisht e përbëjnë rrobat, përfundimisht në mbrëmjen e ndarjes së çmimit është pëlqyer.

whoopi goldberg superJumbo

Andra Day do të ishte dashur të zgjidhte misterin dhe t’i zbulonte botës se çfarë paraqet saktësisht ky kreacion...

andra

Si edhe mënyra e saj e pozimit...

Andra Day

Haley Bennett është e gatshme për rirregullimin e oborrit...

Haley Bennett

Rreth fustanit mbretëror ngjyrë të kaltër të Nicole Kidmanit, mendimet janë të ndara. Për disa nuk ka të meta dhe aktores i rri perfekt, ndërsa për të tjerët është tmerr mode...

nicole kidman oscars 2018

Ju çfarë mendoni? A ju pëlqen edhe juve ndonjë nga këto fustane? Ndani me ne komentet! /Telegrafi/