Komuna e Deçanit mbrëmjen e sonte u trondit nga një vrasje e dyfishtë e cila ndodhi në fshatin Shaptej.


Dy viktimat janë B. Ramaj dhe R. Ramaj të cilët u vranë nga një pjesëtar i familjes Lushaj.

Sipas Policisë në Deçan, motivi i kësaj vrasje dyshohet të jetë një incident i mëparshëm, raporton Telegrafi.

Po ashtu njëri nga viktimat B. Ramaj ka qenë delegatë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryetar i të rinjve të kësaj partie në fshatin ku edhe u vra.

Policia deri më tani ka arrestuar një person të dyshuar./Telegrafi/

10399435_434844820026691_493388474335773290_n

kik