"Këta janë kapele të Dejonës"- Tahiri flet për aksionin në Kuvend, kritikon RTK-në për mbyllje të zërit opozitar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri ka kritikuar Televizionin publik të Kosovës, për mos transmetim të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës në programin qendror.
“Në këto momente për kureshtje vendosa me pa nëse RTK është duke e transmetuar live këtë seancë dhe e pash që është duke transmetuar një konferencë të kryeministrit Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale kurse Kuvendin e Kosovës paska vendos me qit në RTK3 kjo s’ka ndodh asnjëherë”, tha Tahiri.
Ai shtoi se këto kapelat e LVV-së të Dejonës që janë në RTK janë duke e bërë këtë krim, ky është një krim dhe tendencë me mbyt zërin opozitar.
“Tendencë me i mbyt ata që i denoncojnë krimet ata të cilët arrijnë me shpërfaqë hipokrizinë dhe kriminalitetin e këtij Kuvendi. RTK është institucion i themeluar nga ky Kuvend dhe sk’a ndodh asnjëherë që në programin qendror të ketë diçka tjetër kur ka seancën Kuvendi i Kosovës”, tha Tahiri.
Tahiri theksoi se duhet ta kemi të qartë me çka po ballafaqohemi me cka jemi duke u ballafaquar dhe me çka do të ballafaqohemi
“Sot jemi në 3, e nëse i lajmë qeshtu edhe pak as në 3 s’kemi me qenë”, tha Tahiri.
Ai theksoi se me ju fol këtyre kapelave është njëjtë sikur me ju fol deputetëve të LVV-së.
“Këta kanë vendos me qenë kapele me qenë masha të Dejonës. Përmes këtyre kapelave të zeza këta kanë vendos me i mbulu shumë krime, por munden me i mbulua përkohësisht por jo përjetësisht. Me mbulu krimin në bukën e Ushtrisë së Kosovës, krimin në rezervat shtetërore. 9 shkurti ka me jau hekë kapelën prej koke”, tha Tahiri. /Telegrafi/

















































