Kanë filluar të mblidhen deputetët e Kuvendit të Maqedonisë për të rinisur seancën e Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga TV21 janë pyetur deputetët Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, Bardhyl Dauti nga PDSH-ja dhe Ali Ahmeti nga BDI-ja në pyetjen se a do të mbështetet Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.


Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa në pyetjen se a do ta mbështesin Xhaferin për kryetar Kuvendi, është përgjigjur ''Do të shohim.''

Bardhyl Dauti nga PDSH-ja në të njejtën pyetje tha ''Do të jemi të përmbajtur''.

Nga ana tjetër, Ahmeti tha se nuk duhet të paragjykohet se a do të zgjidhet sot Xhaferi si kryetar i Kuvendit. /Telegrafi/