Me këtë recetë tullumbat mund t’i gatuajnë edhe fillestarët në kuzhinë Përbërësit:▪ 360 g miell▪ 140 gr bollgur▪ 2 të bardha veze▪ 1 sheqer vanilje▪ 2 gota kos (360 g)▪ ekstrakt vanilje▪ 100 ml vaj▪ 1 pluhur për pjekjePër shurup:▪ 800 g sheqer▪ 500 ml ujë▪ limon▪ 1 sheqer vanilje▪ 70 ml vaj për skuqje

f2b21802 64bc 11eb a115 0242ac130010


Përgatitja:

Sherbetin është mirë ta përgatisni një ditë më parë, nëse nuk arrini, mund ta bëni edhe të njëjtën ditë.

Zieni ujin dhe sheqerin dhe pasi të vlojë shtoni limon dhe sheqer vaniljeje dhe ziejini edhe 10 minuta.

Në një enë hidhni jogurtin, të bardhat e vezëve, vajin, sheqerin e vaniljes dhe ekstraktin e vaniljes dhe i përzieni.

Shtoni grizin dhe përzieni dhe më pas miellin dhe pluhurin për ëmbëlsira.

Brumin vendoseni në një shiringë dhe hidhni në vaj të valuar.

I skuqni tullumbat derisa te marrin ngjyrë duke i përzier vazhdimisht derisa të dalin në sipërfaqe, me pas i nxirrni me një lugë me vrima dhe i hidhni në sherbet.

Kur të përthithen i nxirrni dhe i vendosmi në një enë dhe i hidhmi sipër pjesën tjetër të shurupit, atëherë shërbejeni.

Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.