LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Veselit: LVV dhe LDK bllokuan në vazhdimësi Rregulloren e Kuvendit, është hipokrizi pjesëmarrja e tyre në panelin e KDI-së

Këshilltari i Veselit: LVV dhe LDK bllokuan në vazhdimësi Rregulloren e Kuvendit, është hipokrizi pjesëmarrja e tyre në panelin e KDI-së

Këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Avni Bytyçi e ka quajtur hipokrizi pjesëmarrjen në panel të Albulena Haxhiut nga VV dhe Armend Zemaj nga LDK, në debatin e organizuar nga KDI, për Rregulloren e Kuvendit.

Bytyçi përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se, Haxhiu dhe Zemaj janë figurat kryesore nga dy parti që sipas tij, e kanë bllokuar në vazhdimësi kalimin e rregullores  së re në katër vitet e fundit, transmeton Telegrafi.

“Albulena Haxhiu dhe Arben Gashi të instruktuar nga partitë e tyre janë angazhuar personalisht që të sabotojnë një pune kolektive disa vjeçare të udhëhequr nga Instituti Nacional Demokratike (NDI), e të mbështetur nga krye-parlamentari Veseli”, ka shkruar ai.


Ai ka thënë se draft rregullorja që është hartuar me mund të madh nga disa grupe të interesit dhe ekspert të fushave të ndryshme, është penguar në vazhdimësi nga këto dy parti që mos të kalonte në seancë.

“Për katër vite, VV dhe LDK e kanë penguar miratimin e rregullores së re e cila do ta fuqizonte Kuvendin e Republikës së Kosovës në përputhje me rolin e saj kushtetues. Do t’i fuqizonte mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes dhe do ta bënte procesin ligjbërës më efikas.

E tani, pas tërë asaj kohe ata po mendojnë që prania e tyre në pushtet i legjitimon ata që punën e penguar kinse ta përkrahin tani.

Por mos të harrojnë që këto parti së bashku me minoritetet nuk do t’i kenë 2/3 e nevojshme për të kaluar rregulloren pa opozitën. Ndërsa për PDK-në është e qartë se ne nuk do t’i shërbejmë bojkotuesve të institucioneve shtetërore”, vijon shkrimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Kalo në kategori