Kongresmeni nga Florida, Mike Waltz, i cili do të bëhet këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë disa deklarata rreth luftës në Ukrainë.
Në një deklarim për kanalin televiziv “Fox News”, ai e përshkroi luftën e Rusisë kundër Ukrainës si një “mulli mishi” dhe e krahasoi atë me luftën e llogoreve të Luftës së Parë Botërore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërsa kur është pyet për të komentuar vendimin e administratës së Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë mina tokësore kundër personelit, Waltz iu referua atyre si “mina të zgjuara”, por theksoi se vendimi duhet të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas tij, ajo ngjason me betejën e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore.
“Presidenti Trump është jashtëzakonisht i shqetësuar për masakrën që po ndodh atje (dhe) se si të rivendosim parandalimin dhe të sjellim paqen”.
Waltz shtoi se evropianët duhet të luajnë një rol qendror në këtë proces.
Kujtojmë se Trump është shprehur vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë, madje, përpara se të inaugurohej si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.
Por ai nuk ka deklaruar se si do ta bënte një gjë të tillë dhe gjatë debatit presidencial në muajin shtator nuk pranoi të shprehej nëse ai dëshironte që Ukraina të fitonte luftën.
Gjithashtu kujtojmë se presidenti Joe Biden hoqi kufizimet ndaj Ukrainës duke e lejuar që të lëshonte raketa amerikane me rreze veprimi deri 300 kilometër, në thellësi të Rusisë, në përgjigje të dislokimit të 10 mijë trupave koreanoveriore për të luftuar krahas forcave të Moskës.
Dy ditë më vonë, Kievi vuri si objektiv me këto raketa, depot e armëve në rajonin rus Briansk.
Më pas, presidenti Vladimir Putin lëshoi një raketë të re eksperimentale duke vënë në shënjestër rajonin Dnipro, në lindje të Ukrainës.
Lidhur me këtë, “është qartazi pëshkallëzim”, tha zoti Waltz, shkruan VOA. “Ku po shkon ky përshkallëzim? Si mund t’i ulim të dyja palët në tryezë për bisedime për paqe?”.
Waltz, posti i të cilit nuk ka nevojë të konfirmohet nga Senati, tregoi se ka patur takime me Jake Sullivan, këshilltarin për siguri kombëtare të Presidentit Biden.
Këshilltarët e sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe Presidentit Joe Biden në largim, po punojnë ngushtë për të krijuar një front të bashkuar përballë kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së ndryshimit të udhëheqjes në Shtëpinë e Bardhë, tha të dielën Mike Waltz.
“Për kundërshtarët tanë që mendojnë se kjo periudhë është moment mundësish, që ata mund të vënë njërën administratë kundër tjetrës, ata gabohen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri