LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon sulmin ndaj drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria”

Këshilli i Investitorëve Evropianë dënon sulmin ndaj drejtorit të kompanisë së sigurimeve “Illyria”

Këshilli i Investitorëve Evropianë ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic duke dënuar fuqishëm këtë sulm dhe duke u shprehur se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.

Presidenti Thaçi, për përfshirjen e vëllait të tij në rrahje: Ftoj organet ta trajtojnë rastin sipas ligjit
Lexo po ashtu Presidenti Thaçi, për përfshirjen e vëllait të tij në rrahje: Ftoj organet ta trajtojnë rastin sipas ligjit

Në fund Këshilli i Investitorëve Evropianë, thekson se, si përfaqësuese e bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me institucionet e shtetit, për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe mos të ndodhin përsëri në të ardhmen.

Ndryshe të mërkurën vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, ka sulmuar drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli dhe drejtorin e kompanisë së Sigurimeve “Illyria” Gianni Sokolic. /Telegrafi/