LAJMI I FUNDIT:

I kërkoi ta vendos maskën, i mituri sulmon fizikisht konduktorin e një autobusi në Prishtinë

I kërkoi ta vendos maskën, i mituri sulmon fizikisht konduktorin e një autobusi në Prishtinë
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin të mitur, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka deklaruar se deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.


Rasti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. /Telegrafi/