Dega e Partisë Liberal-Demokratike (PLD) në Manastir kërkon dorëheqjen e kryetarit të komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, nga funksioni që e ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kërkesa për dorëheqjen e Taleskit riaktualizohet pas njoftimeve të PSP-së për ngritjen e aktakuzës në lëndën ''Transportuesi'' ku i dyshuari kryesor është pikërisht kryetari Vlladimir Taleski.


Goran Milevski nga PLD-ja në Manastir kërkon nga Taleski, siç thotë, ta lirojë komunën, pasi që Manastiri dhe qytetarët e tij meritojnë të ardhme, përparim ekonomik, ajr më të pastër dhe menaxhim të duhur.

Përndryshe, në lëndën ''Transportuesi'' Taleski dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për dëmtim të buxhetit shtetëror për 360 mijë euro./Telegrafi/