Raportet ndërmjet mjekut dhe pacientit, në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, nuk janë në nivelin e duhur. Kështu thonë profesionistë të fushës, duke potencuar faktin se pacientët në Kosovë vazhdojnë ta kenë të cenuar sigurinë e tyre.
Ndonëse pacientët i kanë të garantuara të drejtat e tyre me ligj dhe kanë të drejtë ankese për çfarëdo shkelje që iu bëhet, hulumtimet e organizatave të ndryshme tregojnë se ata kanë pak njohuri për këto të drejta.
Petrit Beqiri, drejtor i kolegjit ‘’Heimerer’’ dhe themelues i Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale, thotë se ka një asimetri në mes të raporteve mjek-pacient.
Sipas tij, për këtë qëllim është organizuar edhe një simpozium për të parë gjendjen reale dhe për ta përmirësuar atë, duke marrë praktika nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Ne flasim për asimetrinë që prodhon sistemi shëndetësor. Asimetria vjen nga rolet që kanë pacienti dhe mjeku. Në qoftë se mjeku ka informata për pacientin dhe ofron shërbime, pacienti duhet të ketë informimin e duhur, që të ketë mbështetjen për problemin e tij.
Mendoj se tash për tash nuk e kanë. Krijohet një disfavor për pacientin, dhe duhet të ketë një infrastrukturë ligjore që pacienti nëse ka problem me sistemin shëndetësor të dijë se ku duhet të drejtohet dhe cilët janë mekanizmat që duhet përdorë që të vijë tek e drejta e tij’’, thotë Beqiri.
Ai shton se kjo çështje duhet të rregullohet brendapërbrenda institucionit shëndetësor, pasi jo secili pacient ka qasje edhe në ballafaqim juridik.
“Nevojitet një avokim për pacientin, pasi jo çdo pacient është në gjendje që të ballafaqohet me çështje juridike dhe këtu ngecim qoftë nga aspekti legjislativ, sepse nuk e kemi pacientin të involvuar në vendimmarrje -kjo qoftë nga aspekti i informimit të pacientit për mundësitë e tij ekzistuese që të mbrojë të drejtën e tij si pacient’’, shton Beqiri.
Besim Kodra, udhëheqës i Shoqatës për të drejtat e pacientëve, thotë se nuk ka raporte cilësore mjek-pacient dhe duhet të punohet në këtë drejtim që të rritet cilësia e bashkëpunimit të pacientëve dhe komunikimit më të mirë me ta.
“Pacientët kanë të drejtën e informimit nga mjekët dhe nëse nuk informohen dhe mjeku nuk bashkëpunon me ta, kanë të drejtë ankese. Ka raste kur ankohen, por ankesat nuk janë të shpeshta, pasi mungojnë njohuritë te pacientët për të drejtat e tyre’’, pohon Kodra.
Institucionet publike shëndetësore janë të obliguara me Ligjin për Shëndetësi që t’i vendosin në hapësira spitalore kartat e të drejtave të pacientëve, këta të fundit duket se nuk i kanë vërejtur, bazuar në hulumtimet e bëra për njohuritë rreth të drejtave të tyre.
Në pyetjen tonë se sa dinë qytetarët se kanë të drejta që iu takojnë me ligj, në rast se frekuentojnë institucionet publike shëndetësore, ata thonë se nuk kanë dëgjuar se kanë të drejta dhe se nuk dinë ndonjë adresë se ku do të duhej ta adresonin problemin apo shkeljen e tyre.
Vlora Gjakova, studente në Fakultetit të Arteve thotë se raportet mjek-pacient lënë shumë për të dëshiruar.
“Në këtë rast ndoshta edhe nuk mund të fajësosh vetëm mjekët, pasi fluksi i madh i pacientëve në institucione publike shëndetësore, s’e di sa ua lejon atyre që të kalojnë kohë me secilin pacient”.
“Sa u përket pacientëve dhe të drejtave të tyre, unë nuk kam dëgjuar se ne, si pacientë, mbrohemi me ligj. As që di ndonjë ankesë se ku do të mund ta adresoja në rast të shkeljes së të drejtave të mia”, thotë Vlora Gjakova.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përmes linjës falas për qytetarë, që kanë të drejtë ankese, kanë pranuar rreth 60 ankesa të natyrave të ndryshme dhe 90 për qind e tyre tashmë janë proceduar.
Ata kanë thënë se kryesisht, ankesat kanë qenë rreth mungesës së mjekut në vendin e punës, pastaj referimi i pacientëve në ordinanca private të caktuara, përdorimi i barnave pa banderola e të tjera. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!