Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.B., T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas kërkesës, i pandehuri B.B., gjatë muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar në Prizren është vërtetuar se i njëjti me dashje posedon para të falsifikuara me qëllim të vënies në qarkullim të tyre si të vërteta.
“Përgjatë periudhës së lartpërmendur i shet të pandehurit T.P., 1,250.00 euro (njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) të gjitha në monedha metalike nga 2 euro, me qëllim që ky i fundit t’i vë të njëjtat në qarkullim si të vërteta, me ç’rast i pandehuri T.P., pajtohet që t’i blejë të njëjtat për shumën e parave prej 900.00 euro (nëntëqind euro) duke i paguar në mënyra periodike, ashtu që herën e parë për 300.00 € (treqind euro) falso paguan 200.00 € (dyqind euro) origjinale, ndërsa herën e dytë për 400.00 € (Katërqind euro) falso paguan 300.00 € origjinale derisa në herën e tretë për 550.00 € (pesëqind e pesëdhjetë euro) falso paguan 400.00 € (katërqind euro) origjinal ashtu që në total i pandehuri B.B., arrin t’i shes 1,250.00 € (njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro) falso.
Në këtë mënyrë B.B., ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Të pandehurit: T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., gjatë periudhës së muajit tetor deri në fillim të muajit nëntor të vitit 2021, në intervale të ndryshme kohore, me dashje dhe në bashkëkryerje është vërtetuar se kanë vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, në atë mënyrë që në cilësinë e punëtorëve si kamarierë në njërin prej lokaleve të gastronomisë në Prizren, paratë e falsifikuara të cilat i pandehuri T.P., i kishte siguruar nga i pandehuri B.B., në intervale të ndryshme kohore i pandehuri T.P., ia dorëzon kolegëve të tij – këtu të pandehurve: V.Z., L.E., dhe A.P., me qëllim që të njëjtit t’i vënë në qarkullim paratë e falsifikuara si të vërteta, ashtu që i pandehuri T.P., mban paratë e falsifikuara në veturën e tij të markës ‘’VW Polo’’, e parkuar në bodrumin e njërës prej Qendrave Tregtare në Prizren.
Nga kjo veturë i njëjti së bashku me kolegët e tij – të pandehurit: V.Z., L.E., dhe A.P., në mënyra periodike marrin nga 100 euro të falsifikuara – të gjitha në monedha metalike nga 2 euro dhe të njëjtat i vënë në qarkullim si të vërteta në drejtim të klientëve të ndryshëm të cilët kanë vizituar lokalin në fjalë, ku secili prej të pandehurve si shpërblim kanë ndarë nga 25 euro origjinale në pjesë të barabarta.
Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës pas zbatimit të urdhër-kontrollit arrijnë t’i gjejnë 195 monedha metalike nga 2 euro në veturën ‘’VW Polo’’, në pronësi të të pandehurit T.P., dhe një shumë tjetër të konsiderueshme parash të falsifikuara nga 2 euro nëpër kuletat e pazarit ditor të të pandehurve, me ç’rast në total, policia arrin të sekuestrojë nga të pandehurit 390 euro falso.
“Në këtë mënyrë, të pandehurit T.P., V.Z., L.E., dhe A.P., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal. Të pandehurit e lartcekur, me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker