Liverpooli po përballet me një vendim të madh sa i përket të ardhmes së Alisson Becker, ndërsa interesimi i Juventusit ka rindezur debatet rreth portierit brazilian.

33-vjeçari vazhdon të konsiderohet një nga portierët më të mirë në botë, sidomos për refleksin dhe ndërhyrjet vendimtare, por së fundmi janë ngritur pikëpyetje mbi lojën e tij me këmbë, në një kohë kur ka pasur edhe probleme të vazhdueshme me lëndimin në muskujt e kofshës.


Sipas raportimeve, Liverpooli mund t’i ofrojë një zgjatje njëvjeçare të kontratës për ta mbrojtur vlerën e tij në treg, ndërsa klubi tashmë e ka identifikuar Giorgi Mamardashvilin si pasardhës afatgjatë.

Kontrata aktuale e Alissonit skadon në qershor të vitit 2027, çka nënkupton se, nëse situata nuk qartësohet, ekziston edhe mundësia e një shitjeje me çmim më të ulët në të ardhmen.

Me trajnerin Arne Slot që po i jep prioritet ndërtimit të lojës nga mbrojtja dhe qarkullimit të shpejtë të topit, klubi mund të shqyrtojë oferta serioze gjatë verës si pjesë e strategjisë për evoluimin e skuadrës.

Ndërkohë, Alisson nuk pritet të ndërhyjë në planet e klubit andaj nëse i kërkohet të gjejë klub të ri, do të ishte i hapur për një ndryshim ambienti./Telegrafi/

telegrafi sport app