Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vazhdimësi policia ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.


“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/