LAJMI I FUNDIT:

Me kërkesë të PDK-së, Kurti të hënën përballet me deputetët rreth dialogut me Serbinë

Me kërkesë të PDK-së, Kurti të hënën përballet me deputetët rreth dialogut me Serbinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura.

Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në Twitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

“Prandaj, si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, sot kemi kërkuar edhe zyrtarisht një seancë plenare të veçantë, në mënyrë që me kryeministrin Kurti të debatojmë hapur për të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Krasniqi.


I pari i PDK-së ka shtuar se me iniciativën e tyre, të hënën, më 13 shkurt 2023, këtë debat do ta shtrojmë në Kuvend, aty ku edhe e ka vendin që të shtrohet e diskutohet detajisht kjo çështje. /Telegrafi/