LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për arrestimin e deputetit të PS-së në Shqipëri, Balla: Nuk bëhemi mburojë për askënd

Kërkesa për arrestimin e deputetit të PS-së në Shqipëri, Balla: Nuk bëhemi mburojë për askënd

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh sot se “PS nuk do të jetë dhe nuk ka qenë asnjëherë zyrë avokatore për askënd brenda saj, që vendoset në përballje me drejtësinë”.

I pyetur nga gazetarët mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për të arrestuar deputetin Alqi Bllako për përfshirje në aferën e impianteve të plehrave, Balla tha se PS nuk është mburojë për askënd.

Ai shtoi se “ne do të vazhdojmë të punojmë të palëkundur për të thelluar më tej efektet e Reformës në Drejtësi”.


Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, kërkohet autorizim për arrestimin e deputetit të PS
Lexo po ashtu Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, kërkohet autorizim për arrestimin e deputetit të PS

“PS ka vendosur një vijë të kuqe me këdo. Sapo ndaj një përfaqësuesi të PS-së drejtësia vendos një masë sigurie ose sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo për çështje të tjera, natyrshëm që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd. Kjo duhet të jetë një vijë e kuqe për këdo dhe ky ka qenë qëndrimi që kemi mbajtur në mënyrë konseguente gjithmonë kur jemi vendosur para një situate të tillë”, tha Balla.

Ndërkohë ai informoi se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet nesër në orën 18:00 dhe procedura e Kuvendit do të vijojë pa asnjë vonesë në funksion të faktit që drejtësia të bëjë detyrën e saj, pa u penguar në asnjë moment, raporton ATSH. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori