Javën që lamë Kosova dhe Izraeli kanë lidhur marrëdhënie diplomatike, duke u vlerësuar kështu si një etapë e re historike ndërmjet dy shteteve.
Po javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër Serbisë ku kërkon njohjen e shtetit të Kosovës.
Kosova, ndodhet në proces zgjedhor dhe javën e kaluar është tërhequr shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Po javën që lamë pas kanë dhënë dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Tërhiqet shorti, kjo është renditja e të gjitha partive politike në fletëvotim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020.
Pas tërheqjes së shortit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do ta ketë numrin 127 në fletëvotim. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta ketë numrin 132. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta ketë numrin 134. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 121, Lista Serbe do ta ketë numrin 119.
Ndërkaq, partitë tjera mbajnë numrat: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 117, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 123, Lëvizja për Bashkëveprim 116, Koalicioni VAKAT 113, Subjekti Fjala 138, Nova Demokratska Stranka 131, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës 111, Srpski Demokratski Savez 118, Roman Iniciativa 124, Lista Serbe 119, Partia e Ashkalinjve për Integrim 130, etj.
Zyrtare, Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar të hënën vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.
Njohja nga Izraeli është arritur me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë në Washington, më 4 shtator 2020.
“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, ishte shprehur ministrja Haradinaj.
KQZ publikon listën e plotë të personave që iu është pranuar aplikacioni për votim nga diaspora
Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka publikuar listën me personat që kanë aplikuar për të votuar nga diaspora e që të njëjtëve u është miratuar kërkesa.
Në këtë listë figurojnë emrat e mbiemrat e aplikantëve si dhe datëlindjet e tyre.
Burim Ahmetaj nga QNR kishte thënë se të gjithë personat që nuk e gjejnë veten në këtë listë nënkuptohet se aplikacioni i tyre është refuzuar.
Ahmetaj ka thënë se për shkak të kohës së shkurtër ata që refuzohen nuk kanë të drejtë ankese në KQZ, por që të njëjtit nëse kanë dëshmi mund të bëjnë ankesa në PZAP.
Listën e plotë të personave që iu është pranuar aplikimi për votim me postë mund të gjeni KËTU.
Japin dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë
Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert Amato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo, kanë dhënë dorëheqje.
Ata kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit, ndërkaq nga Këshilli shtetëror të cilësisë ndaj tyre është iniciuar procedim penal në Prokurori.
Pas dorëheqjes së tre anëtarëve kanë dhënë dorëheqje edhe kryetari i Bordit të KShC-së, Gazmend Luboteni dhe nënkryetarja Vjollca Krasniqi, të cilës edhe ashtu i skadonte mandati brenda një muaji.
Një letërkëmbim ndërmjet anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të KSHC-së dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilin e posedon Telegrafi, anëtarët ndërkombëtarë kanë dhënë arsyet e tyre pse nuk duhet të deklarojnë pasurinë e fituar në vendet e origjinës.
Në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre, madje në përgjigjen e AKK thuhet se lënda e tre anëtarëve ndërkombëtarë të KSHC-së është dërguar në Prokurorinë e Kosovës.
Sejdiu: Katër raste të ri-infektimit të mjekëve me COVID-19, dy janë të konfirmuara
Pleurat Sejdu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës në një intervistë për Telegrafin ka folur për gjendjen aktuale të ri-infektimeve me virusin COVID-19, të cilat janë paraqitur së fundi në stafin shëndetësor.
Sejdiu ka thënë se ri-infektimet me COVID-19, janë paraqitur në korpusin e tyre, dhe janë katër mjekë të cilët janë ri-infektuar me këtë virus.
Sipas tij, vetëm dy mjekë janë të konfirmuar 100 për qind që janë të ri-infektuar me virusin COVID-19.
“Infektime të reja kemi dhe janë të konfirmuara, në kuadër të korpusit tonë shëndetësorë janë të lajmëruar katër raste. Dihet fare mirë se viruset dhe bakteriet pësojnë mutacione. Në moment kur kanë filluar mutacionet e para duke filluar nga Anglia, edhe është prit që kjo do të pësoj mutacion edhe tek ne. Problematika më e madhe është se sa do të zgjas ky imunitet. Shohim rastet e dy kolëgevë tonë që të dy kanë qenë të infektuar dhe me simptomalogji të qartë të cilët kanë shfaq imunitet dhe tash pas gjashtë muajve kemi ri-infektimin e tyre. Dy janë në Prishtinë dhe dy në spitale tjera., vetëm këta dy janë konfirmuar 100 për qind që janë riinfektuar”, ka thënë Sejdiu.
Sejdiu po ashtu tha se janë të çuditshme shifrat e ulëta të infektimeve në vend, duke marrë parasysh që kafenetë janë plotë si dhe në tubime elektorale të partive politike nuk janë duke u respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.
Siç njoftojnë mediat serbe, në letrën e tij presidenti amerikan, duke uruar presidentin Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë.
Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke, transmeton Telegrafi.
“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet ndër tjerash në letrën e Biden.
Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për urimin për Ditën e shtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, që janë kryesisht protokollare, një mesazh i llojit të tillë u dërgua për herë të parë, në të cilin apostrofohet se zgjidhja e çështjes së Kosovës me njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët