LAJMI I FUNDIT:

Keqpërfaqësimi i përfaqësuesve

Në të gjithë popujt e botës politikanët luajnë rolin e përfaqësuesve politikë, pavarësisht a janë ata të zgjedhur apo të vetëzgjedhur. Në rastin e parë kemi të bëjmë me demokraci, ku politikanët janë legjitimë e llogaridhënës dhe zakonisht e mirëpërfaqësojnë popullin. Ndërsa, në rastin e dytë kemi të bëjmë me jodemokraci, ku politikanët nuk janë legjitimë dhe rëndom e keqpërfaqësojnë popullin. Në Kosovë edhe pse kemi një lloj demokraci formale, pjesa më e madhe e politikanëve janë të vetëzgjedhur dhe, rrjedhimisht, e keqpërfaqësojnë popullin tonë.

Në shoqërinë tonë sa herë që flasim për përfaqësuesit politikë dhe të bëmat e tyre, ka opinionistë që thonë se ashtu siç është populli janë politikanët. Ky konstatim nuk është aspak i sinqertë dhe i vërtetë. Populli ynë ka atribute të larta morale e njërëzore përkundër shumicës se politikanëve që janë pa moral, të korruptuar e gënjeshtarë. Politikanët e partive politike me ndonjë përjashtim nuk reflektojnë vlerat e popullit që i ka krijuar dhe i ka ruajtur me shekuj. Përveç kësaj, këta politikanë nuk reflektojnë as vullnetin politik të popullit.


Popujt që keqpërfaqësohen nga politikanët iu mungon emancipimi dhe veprimi politik. Në popujt ku ka qytetari aktive politike pashmangshëm ka politikanë që mirëpërfaqësojnë. Në Kosovë fuqizimi i qytetarisë aktive e ka shpërfaq keqpërfaqësimin e politikanëve në opinionin e gjerë. Të gjithë qytetarët janë të informuar për aktivitetin korruptiv dhe kriminal të këtyre politikanëve që na keqpërfaqësojnë. Kjo është shumë e rëndësishme, por e pamjaftueshme. Politikanët që po na keqpërfaqësojnë nuk do të largohen nga pushteti vetëm duke i demaskuar. Për t’i hequr nga pushteti këta politikanë duhet që populli të përdor të gjitha format demokratike për t’i dhënë fund këtij keqpërfaqësimi politik.

Nëpër të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar vendi jonë, politikanët e partive politike që kanë udhëheq vendin nuk kanë marrë në konsideratë vullnetin dhe kërkesat e popullit. Në negociatat që keqpërfaqësuesit politikë i zhvilluan me Serbinë në Rambujë, Vjenë dhe tash në Bruksel, askush nuk e pyeti popullin. Populli nuk u pyet as për e Kushtetutën, simbolet dhe himnin. Nuk u pyet as për decentralizimin mbi baza etnike dhe as për eksterritorialitetin në baza fetare. Populli nuk po pyetet as për privatizimin e pasurive kombëtare. Për të gjitha këto procese kruciale do të duhej që populli të jepte verdiktin e vet nëpërmjet referendumit.

Sa herë që populli ka shpreh një pakënaqësi dhe kërkesë përmes peticioneve, grevave dhe protestave, institucionet e Kosovës i kanë shpërfillë tërësisht ato. Rasti më i freskët është peticioni i mbi dhjetëmijë qytetarëve të Prizrenit që kundërshtuan miratimin e ligjit për Qendrën historike të Prizrenit. Kuvendi i Kosovës, me votat e deputetëve të koalicionit qeveritar, duke mos e respektuar këtë peticion, miratoi këtë ligj që i jep autoritet politik dhe ekzekutiv Kishës Ortodokse Serbe në Beograd mbi qytetin e Prizrenit.

Institucionet e Kosovës i kanë shpërfill edhe kërkesat e kategorive të luftës se UÇK-së për të drejtat e tyre të mohuara për më shumë se një dekadë. Këto kategori, nëpërmjet protestave dhe grevave, kanë kërkuar vazhdimisht miratimin e një ligji që do të rregullonte statusin e tyre. Pas këtyre presioneve Qeveria e procedoi në Kuvend ligjin për këto kategoritë, që u miratuan me votat e deputetëve të koalicionit qeveritar. Ky ligj është kundërshtuar fuqishëm nga kategoritë e luftës, sepse nuk i përmbush as për së afërmi kërkesat e tyre.

Kosova po humb shumë në çdo aspekt nga përfaqësuesit që po na keqpërfaqësojnë. Si pasojë kemi një Kosovë pa sovranitet, me integritet territorial të cenuar dhe me ekonomi të rrënuar. Shteti ynë zë vend afër shteteve më të varfra dhe më jostabile në të gjitha raportet ndërkombëtare për sferat e ndryshme shoqërore. Për më tepër, jemi dëshmitarë se çdo raport i ri që publikohet na tregon se situata e përgjithshme në vend po përkeqësohet edhe më shumë.

Keqpërfaqësimi i politikanëve qeveritarë do të jetë edhe më i dëmshëm në vitin që sapo kemi hyrë. Në negociatat e Brukselit këta keqpërfaqësues politikë do të vazhdojnë me degradimin e sovranitetit të shtetit tonë nëpërmjet marrëveshjeve me Serbinë. Kulmi i këtij dëmi që po i bëhet Kosovës përmes negociatave me Serbinë do të jetë legalizimi i situatës në veri, respektivisht pranimi i ndonjë autonomie speciale për atë pjesë të Kosovës. Në aspektin ekonomik do të vazhdojnë me shitjen e pasurive kombëtare në mënyrën më të keqe dhe më të dëmshme.

Duke i ditur të gjitha këto projekte që janë në agjendën e keqpërfaqësuesve politikë, ne si popull nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kërkim të dorëheqjes se tyre nga pozitat udhëheqëse politike. Sepse institucioni i dorëheqjes në vendin tonë nuk ekziston dhe as që do të ekzistojë ndonjëherë përderisa i kemi këta politikanë. Politikanët tanë nuk dorëhiqen. Ata hiqen.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori