LAJMI I FUNDIT:

Keqkuptimet ose gabimet e zakonshme në lidhje me larjen e flokëve

Keqkuptimet ose gabimet e zakonshme në lidhje me larjen e flokëve

Ekziston një pyetje që ngre një debat të madh në lidhje me kujdesin ndaj flokëve: “Sa shpesh duhet t’i lani flokët?”

Ju dhe mikeshat tuaja mund të keni rutina krejtësisht të ndryshme – disa i lajnë flokët çdo ditë, ndërsa të tjerë mund t’i lajnë vetëm një herë në javë.

Në lidhje me këtë temë që na bënë të gjithave konfuze, ka përgjigje stilisti i NYC, Kali Ferrara.

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?

“Larja e flokëve shumë shpesh mund të çojë në jo vetëm flokë të thatë, por edhe në një skalp të thatë dhe të dëmtuar. Shëndeti i kokës barazohet plotësisht me shëndetin e gjëndrës dhe për këtë arsye flokët që rriten prej tij. Mundohuni t’i lani një herë në 3-4 ditë, për shëndetin optimal të flokëve dhe lëkurës. ”

A varet kjo nga lloji i flokëve?

“Lloji i flokëve luan absolutisht një faktor në atë se sa shpesh duhet t’i lani. Flokët e hollë mund të bëhen më shpejt të yndyrshëm, kështu që mund të duhet të lahen çdo ditë (shumë njerëz me flokë të tillë e ndiejnë nevojën për t’i larë çdo ditë). Flokët më të trashë, veçanërisht me onde ose kaçurrel mund të zgjasin më shumë pa u larë kryesisht për shkak të vëllimit të raportit të flokëve ndaj yndyrës.”

Po flokët e lyer apo të dekoloruar?

“Flokët e lyer, veçanërisht ata të dekoloruar, zakonisht mund të shkojnë më gjatë midis larjeve sepse janë të përpunuar kimikisht. Për klientët e trajtuar kimikisht unë gjithmonë rekomandoj t’i lani një ose dy herë në javë.”

Cilat janë disa keqkuptime ose gabime të zakonshme në lidhje me larjen e flokëve?

“Nëse jeni një larës i përditshëm dhe mendoni se nuk mund të kaloni më shumë se 24 orë pa patur flokë të yndyrshëm, ju duhet të bëni një detox-larje! Shumë nga klientët e mi gjatë karantinës, qëndruan ditë pa i larë flokët, dhe kjo është ajo që quhet larje-detox. Në këtë mënyrë prodhohet më tepër sebum dhe vajra natyrorë që janë të domosdoshëm për flokun. Jo vetëm që flokët do të jenë më pak të thatë nga përdorimi i tepërt i detergjenteve, skalpi do të ketë kohë për të sekretuar sebumin natyror që prodhon.”

– Dy javët e para kur detoksifikoheni nga larja e përditshme janë të vështirat, por sapo skalpi juaj të ekuilibrohet, do të pyesni veten pse laheni çdo ditë në radhë të parë! A jeni frekuentues i përditshëm i palestrës dhe e urreni idenë që mos të laheni pas saj? Thjesht duro pak! Shumë balsam në treg përmbajnë mjaft përbërës aktivë për të pastruar lëkurën e kokës dhe flokët aq sa të shpëtoni nga shampoja çdo ditë.

Pra, ndërsa nuk ka asnjë rutinë për larjen e flokëve, por ajo qëndron në varësi të flokut, ka udhëzime që mund të përdorni për të përcaktuar se sa shpesh duhet t’i lani flokët.