Real Madridi është një klub i madh që kujdeset për lojtarët e tij, por edhe futbollistët që veshin këtë fanellë janë special.

Ylli i Real Madridit, Joan Martinez, pësoi një dëmtim të rëndë në ACL javën e kaluar në SHBA.


Mbrojtësi i talentuar do të mbetet jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë muaj.

Klubi tashmë ka përmirësuar kushtet e kontratës që i ofrohet atij për t'u siguruar që ai të ndihet i besuar.

Por disa lojtarë të Los Blancos kanë shkuar më tej se kaq, duke i ofruar mbështetje talentit spanjoll.

Sipas Marca, Kylian Mbappe ka folur me qendërmbrojtësin dhe i ka premtuar atij se do të luajnë së bashku për Madridin në të ardhmen.

Antonio Rudiger e ftoi 16-vjeçarin të qëndrojë në shtëpinë e tij pasi Martinez qëndron në konviktin e Madridit për lojtarët e rinj.

I riu e refuzoi ofertën, por ai duhet të ketë vlerësuar zemërgjërësinë e lojtarëve të vjetër për ta mbështetur atë. /Telegrafi/

telegrafi sport app