LAJMI I FUNDIT:

Keni këmbë me djersë dhe mbajnë aromë të keqe? Ja zgjidhja natyrale!

Keni këmbë me djersë dhe mbajnë aromë të keqe? Ja zgjidhja natyrale!

Nëse këmbët tuaja mbajnë erë të keqe djathi, atëherë me siguri se vetëm vëni pak parfum dhe nuk brengoseni.

Por, kjo është një ide e keqe! Aroma e keqe është një gjë, ndërsa krejtësisht gjë tjetër është shkaktari i kësaj arome.

Këmbët përmbajnë rreth 250,000 gjëndra djerse të cilat prodhojnë rreth një gotë djersë çdo ditë… për secilën këmbë! Baktereve u pëlqen kjo. Ato enden nëpër këmbë, duke jetuar në atë djersë dhe duke u riprodhuar.


Në rrethana normale, kjo nuk duhet të paraqes normal, pasi që nëse bëni dush çdo ditë, këmbët nuk do të mbajnë aromë të keqe.

Sidoqoftë, nëse kjo është “e pamundur” për ju, atëherë patjetër se duhet të gjeni një metodë për trajtimin e këtij problemi, transmeton Telegrafi.

Trajtimi me çaj të zi

Çaji i zi përmban acid tanik, për të cilin Journal of Antimicrobial Chemotherapy raporton se është substancë antibakteriale.

Për ta shfrytëzuar këtë veti, zhytni dy qese çaj të zi (organik) në tri gota ujë. Shtoni një legen me ujë të ftohët dhe zhytni këmbët për 20 minuta.

Përsëriteni këtë çdo ditë për një javë dhe do të vëreni zvogëlimin e erës së keqe.

Gjithashtu, mos harroni t’i ndërroni këpucët herë pas here, pasi që ekspertët nuk preferojnë t’i mbathni të njëjtat këpucë çdo ditë.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori