Pink: Për një vit nuk kam kryer marrëdhënie me bashkëshortin (Foto)

Këngëtarja e njohur, Pink, është shumë e pëlqyer për hitet e saj ndër vite dhe jo pak herë është quajtur një divë e muzikës.
Së fundmi, ajo ka folur për herë të parë në një intervistë për The Guardian rreth sfidave që ka kaluar në martesën 11-vjeçare me burrin e saj.
Një detaj shumë interesant që këngëtarja e tregoi është se gjatë martesës çifti është ndarë dy herë, ndërsa kjo gjë e ka bërë lidhjen e tyre më të fortë.
Duke folur për marrëdhënien 'dashuri-urrejtje', Pink u shpreh se jo gjithçka që ka të bëjë me seksin është e rëndësishme, madje ajo tregoi se ka pasur raste kur me bashkëshortin ka ndodhur që edhe brenda një viti të mos kryejnë marrëdhënie seksuale.
“Ne e kemi mësuar artin e komunikimit. Unë nuk e mbaj unazën e martesës çdo ditë siç bëja përpara. Nuk më duket normale dhe në fakt mezi e heq nga dora", ka thënë ajo.
Ylli i muzikës pop ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj, Willown dhe Jameson. /Telegrafi/
































































