Këngëtarja e njohur Adelina Emini, përveç muzikës prej vitesh ushtron edhe profesionin e saj si analiste e tregut të marketingut në RTK.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.


Sot (e mërkurë), ajo ka treguar se ndryshe nga herët e tjera, ka shkuar në një mënyrë krejt më të veçantë në punë.

Duke qenë se në kryeqytet ishte e ndaluar lëvizja me vetura për shkak të ndotjes së ajrit, Emini ka shfrytëzuar autobusin urban për të shkuar në punë.

Në fotografinë e publikuar në Instagram dhe Facebook, Adelina shfaqet në autobusin urban duke udhëtuar së bashku me miken e saj.

"Kënaqësi me udhëtu me 4, ta ruajmë ambientin" (sic.), ka shkruar Adelina në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/