LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollist me vetëm një telefonat

Këngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollist me vetëm një telefonat

Këngëtari dhe kantautori britanik dhe një nga muzikantët më me ndikim të gjeneratës së tij, Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të futbollit Ipswich Town për të sjellë një futbollist këtë verë.

Shefi ekzekutiv i Ipswich, Mark Ashton, zbuloi për mediat se Sheeran ishte ndoshta faktori kryesor në arritjen e një futbollisti në stadiumin Portman Road gjatë verës.

“Këtë verë ne po përpiqeshim të merrnim një lojtar që t’i bashkohej klubit tonë dhe e kuptuam shumë shpejt se ai e pëlqen vërtet Ed Sheeran”.


“Ed u lidh në një telefonatë në Zoom me të menjëherë përpara se të dilte në skenë me Taylor Swift. Jemi të sigurt që ishte një moment kyç në negociata”, tregon Ashton.

Ai nuk ka dashur të zbulojë se për cilin lojtar bëhet fjalë, vetëm ka thënë se ky futbollist shënon gola.

Ipswich Town merr fitoren e parë të sezonit ndaj Tottenhamit – Aro Muric shpallet më i miri i ndeshjes
Lexo po ashtu Ipswich Town merr fitoren e parë të sezonit ndaj Tottenhamit – Aro Muric shpallet më i miri i ndeshjes

Vetëm dy lojtarë të Ipswich kanë shënuar më shumë se një gol këtë sezon – Liam Delap, i cili u bashkua nga Manchester City në korrik dhe Sammie Szmodics, i cili erdhi nga Blackburn Rovers në gusht.

Ylli britanik i muzikës bleu një pakicë të aksioneve në Ipswich Town në gusht të këtij viti.

Sheeran bleu 1.4 për qind të aksioneve të klubit, i cili u rikthye në klasën elitare të futbollit anglez pas 22 vitesh.

“Ne kemi kaluar nga niveli i tretë i futbollit anglez në Ligën Premier, por nuk i kemi harruar rrënjët tona dhe Ed është një pjesë kyçe e kësaj, puna që bëjmë në komunitetet tona lokale është çelësi për ne”, deklaroi Ashton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori