Spektakli Big Brother VIP Kosova është përballur me disa dalje ditëve të fundit - disa të detyrueshme e disa me vetë dëshirë.

Reperi Getoar Aliu - Getinjo, ishte ai që të hënën vendosi që të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë aventurë, duke zgjedhur lirinë para luftës për të fituar shpërblimin e 200 mijë eurove.


Ndërkohë vetëm pak ditë më pas, nga gara e detyrua të largohej këngëtari Gjon Karrica - Lugati, pas një sulmi epilektik që pësoi brenda shtëpisë nga ku u dërgua me urgjencë në spital dhe po vazhdon ende të trajtohet në QKUK.

Megjithatë një konkurrent i ri ka vendosur që të futet sonte (e premte) në shtëpinë më të vëzhguar në Kosovë.

unknown 184148398 312236940425260 5476557413862349792 n 1

Telegrafi merr vesh nga burime të sigurta se banori më i ri i shtëpisë do të jetë këngëtari nga Shqipëria, Bruno Pollogati.

Artisti i cili është më shumë i njohur në Shqipëri, ka qenë dhe vazhdon të mbetet pjesë e grupit "Revolt Klan", i cili ka pasur disa prezantime të suksesshme në 'Kënga Magjike' dhe jo rrallë herë janë shpërblyer me çmime.

Ndërkohë, Bruno numëron edhe një sërë projektesh muzikore solo, të cilat janë pritur mirë nga publiku, ku ndër to spikasin këngët "Pa ty" dhe "I don". /Telegrafi/

unknown 94232813 132333921728543 7591742454942281533 n

unknown 93079691 1745821225557770 2695281710360088087 n

unknown 91896823 835977140235701 9096872086564945235 n