Kendrick Lamar së bashku me themeluesin e  Top Dawg Entertainment, Anthony Tiffith, janë duke e përgatitur kolonën zanore të filmit të Marvel për superheroin "Black Panther".

Lajmi u konfirmua pas publikimit të këngës "All the Stars" që është realizuar në bashkëpunim me SZA.


Edhe në videoklipin e këngës "Love", Lamar e ka paralajmëruar angazhimin e tij në "Black Panther".

Kantautori ka paralajmëruar se filmi "Black Panther" do të jetë shumë më tepër se një film i zakonshëm për superheronj.

"Black Panther Marvel Studios është i jashtëzakonshëm, edhe për shkak të aktorëve, edhe për shkak të produksionit", ka thënë Lamar duke shtuar se është fjala për një kombinim të përsosur të artit dhe kulturës.

KendrickLamar 1 (Foto: Getty Images)

"Jam vërtet i nderuar që t'i shërbej filmit përmes muzikës duke ndjekur vizionin e Marvel", ka deklaruar 30-vjeçari.

"Black Panther" do të nisë shfaqjen nëpër kinema më 13 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/