Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi vizitoi të martën komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari Sokol Haliti me bashkëpunëtorë.
Pas takimit zëvendës kryeministri Kelmendi theksoi se është njoftuar për së afërmi për çështje zhvillimore të komunës së Vitisë, dhe për të parë se çka mundet Qeveria e Kosovës me bërë më tutje në funksion të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti, në zhvillimin e bujqësisë dhe në zhvillimin e të gjitha sferave tjera.
Sipas tij, qëllimi kryesor i Qeverisë është që gjithmonë të gjithë investitorët e huaj t’i trajtoi në kuadër të ligjit dhe të mbështeten dhe nuk ka pasur as një investitorë që ka ikur në qeverisjen Mustafa.
“U njoftova për së afërmi për çështje zhvillimore të komunës, siç shihet kjo komunë është në duar të sigurta për arsye se kryetari me përkushtim po i kryen punët, por është biseduar po ashtu se çka mundet Qeveria e Kosovës të bëjë më tutje në funksion të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti, në zhvillimin e bujqësisë dhe në zhvillimin e të gjitha sferave tjera”, theksoi Kelmandi.
Sipas tij, Komuna e Vitisë ka një hapësire jashtëzakonisht të përshtatshme për investime në bujqësi, ku Qeveria e Kosovës me politikat e saj për grante dhe subvencione, ka menduar që për vitin 2018 të ndryshohet kjo mënyrë, pasi tashmë nevojitet që fermerët në bujqësi të jenë biznesmenë afaristë.
Kelmendi ka theksuar se për bujqit dhënia e kredive duhet me qenë me kushte të volitshme apo fare pa kamatë, e cila ndikon në prodhimin dhe produktivitetin bujqësor, e cila i nevojitet Kosovës.
Për më tepër, ai theksoi se qeveria po krijon ambient të favorshëm që bizneset të ecin përpara. Ai ka folur edhe për Pakon Fiskale 2, e cila ka me qenë, sipas tij, një pako që biznesin kosovar për herë të parë pas luftës e barazon me bizneset e shteteve të regjionit.
“Kosova është në rrugë të mirë, gjendja është duke ndryshuar dita-ditës. Liberalizimi dhe mos përzierja e Qeverisë në punët e bizneseve po ndikon që bizneset të ecin përpara. Ne jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë në fushën e legjislacionit, të cilin e kemi kuptuar që 17 vjet në të kaluarën ka qenë pengesë serioze e zhvillimit ekonomik dhe pakoja fiskale 1 që është bërë ka krijuar ambient të jashtëzakonshëm për prodhimtari, por edhe Pakoja Fiskale 2 që është në përgatitje e sipër që shpresoj që do të kalojë shpejt do të jetë një rilindje për biznesin prodhues në veçanti. Është duke u bërë shumë edhe procesin bujqësor. Pra, praktikisht Qeveria Mustafa është duke kryer rolin e vet qeveritar që bizneset të jenë në punën e vet të pa penguar dhe të mbështetur në idetë e tyre”, theksoi Kelmendi.
I pyetur nga mediat për investimet e huaja, zëvendëskryeministri theksoi se me qeverisjen aktuale investitorët e huaj nuk po trajtohen keq sikur më parë, sepse asnjë investitor në këtë periudhë nuk është larguar nga Kosova.
“Me ardhjen e Qeverisë Mustafa ne nuk kemi as një investitor që është kthyer për arsye që nuk është shërbyer si duhet dhe ne kemi një ambient të jashtëzakonshëm për të gjithë investitorët, por qëllimi kryesor është gjithmonë që të gjithë investitorët t’i trajtojmë në kuadër të ligjit dhe t’i mbështesim për arsye se 85 për qind të zhvillimit të Kosovës e bëjnë investitorët e brendshëm ndërsa 15 për qind e bëjnë investitorët e jashtëm, por praktikisht nga e kaluara del që investitorët e jashtëm nuk qenë të mirëpritur dhe kjo po ndikon ende që ata të hezitojnë me ardhur me investuar që për ne janë shumë të domosdoshme”, theksoi Kelmendi.
Ndërsa, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti theksoi se kanë biseduar me zëvendëskryeministrin për zhvillimin ekonomik, pushtetin lokal, sukseset e komunës së Vitisë, rezultatet, por edhe vështirësitë dhe sfidat.
Sipas tij, zona ekonomike ishte njëra prej temave të padiskutueshme deri më tash. Ai tha se Vitia është certifikuar për zonën ekonomike në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ku ajo zonë i përket komunës së Vitisë.
“Natyrisht, temat e bisedës ishin për zhvillimin ekonomik, pushtetin lokal, sukseset e komunës së Vitisë, rezultatet, por edhe vështirësitë dhe sfidat. Zona ekonomike ishte njëra praj temave të padiskutueshme, ne vetëm jemi certifikuar për zonën ekonomike në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ku ajo zonë i përket komunës së Vitisë, mirëpo tregu rajonal do të jetë aty dhe afaristët rajonal. Natyrisht, biseduam edhe për ambientin e biznesit që komuna e Vitisë ka bërë performancë mjaft të mirë për krijimin e një ambienti biznesor, edhe pse është komunë e mesme e Kosovës. Po ashtu, u diskutua edhe tema për potencialin kryesor ekonomik që është bujqësia dhe mundësitë e shfrytëzimit të këtyre potencialeve”, tha kryetari Haliti.
Zëvendëskryeministri Kelmendi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, vizitoi Zyrën për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, ku u njoftua nga afër me punën dhe aktivitetet e saj. Po ashtu, Kelmendi vizitoi edhe Fabrikën e prodhimeve metalike “Vinex”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa