Modelja e njohur, Kejvina Kthella është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Modelja nga Shqipëria sjell vazhdimisht imazhe të cilat zgjojnë kureshtjen e ndjekësve të saj, ndërsa ajo nuk i lë anash provokimet.


Imazhe të reja provokuese modelja ka ndarë edhe sot (e hënë) teksa po shijonte rrezet e diellit në një jaht luksoz.

kejvina kthella 276976529 363621612151718 7107770799610299676 n Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Kejvina u paraqit e veshur vetëm në bikini, ndërsa në njërin nga pozat shihet e shtrirë teksa vëmendjen marrin linjat e saj atraktive të trupit.

Nuk munguan as mijëra pëlqime dhe komplimente të ndryshme nga ana e fansave të saj në hapësirën e komenteve brenda pak minutash.

kejvina kthella 276108217 525058435624926 2607111055302743919 n Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Ndryshe, Kejvina mbetet imazh i markave të ndryshme për të cilat ka realizuar së fundmi edhe fotosesion.

Ndërsa, ndonëse famën më të madhe e mori nga paraqitja në emisionin “Xing me Ermalin”, Kejvinën ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt televiziv. /Telegrafi/